web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U largua nga Vllaznia, Osmani pranë kalimit te rivalët në Superiore

16 Maj 2025, 13:44, Sport CNA

U largua nga Vllaznia, Osmani pranë kalimit te rivalët në

Tefik Osmani u largua pak ditë më parë nga Vllaznia, aty ku prej 18 muajsh mbante rolin e drejtorit sportiv.

Klubi shkodran njoftoi mbylljen e bashkëpunimit, pas përfundimit të kontratës.

Megjithatë, duket se Osmani nuk do të qëndrojë për shumë gjatë pushim. Mësohet se ai do të jetë drejtori i ri sportiv te Flamurtari, skuadër, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Superiore.

Marrëveshja është shumë afër dhe pritet vetëm finalizimi i saj. Osmani dhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, kanë qenë prej kohësh në bisedime dhe gjithçka duket në rrugën e duhur.





Lajmet e fundit nga