web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Verdiktet në Bundesliga/ Mbyllet sezoni, Dortmund feston në fund. Bayern kampion

17 Maj 2025, 17:24, Sport CNA

Verdiktet në Bundesliga/ Mbyllet sezoni, Dortmund feston në fund.

Bundesliga ka ulur siparin për sezonin 2024-2025. Bayern Munich u shpall kampion tre javë para fundit, ndërsa janë dhënë edhe verdiktet përfundimtare.

Në Champions, bavarezëve u bashkohen edhe tre skuadra të tjera. Bëhet fjalë për Leverkusen, Frankfurt dhe Borussia Dortmund.

Verdhezinjtë rrëmbyen vendin e katërt vetëm në javën e fundit, pasi fituan 3-0 ndaj Kiel, ndërsa Freiburg u mposht 3-1 nga Frankfurt dhe zbriti në vendin e pestë, për të zbritur në zonën e Europa League.

Në Conference League do të luajë Mainz. Në Bundesliga 2 janë rrëzuar Bochum, Kiel dhe Heidenheim.





Lajmet e fundit nga