web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Euro U-17 në Shqipëri, presidenti Duka: Ditë historike për futbollin tonë

19 Maj 2025, 12:03, Sport CNA

Euro U-17 në Shqipëri, presidenti Duka: Ditë historike për

Shqipëria do të presë një ngjarje historike, siç është Europiani për 17-vjeçarë.

UEFA ia ka besuar Federatës Shqiptare të Futbollit këtë event të rëndësishëm, që do të zhvillohet nga 19 maji deri më 1 qershor. 

Shqipëria U-17 do të bëjë debutimin këtë të hënë ndaj një kundërshtari të vështirë siç është Portugalia.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka cilësuar si ditë historike për futbollin shqiptar. 

Sipas tij, është një mundësi unike për të rinjtë që të tregojnë talentin. 

"19 maji shënon një ditë historike për futbollin shqiptar!

Për herë të parë në vendin tonë zhvillohet një Kampionat Europian, UEFA European Under-17 Championship Albania 2025. 

Një mundësi unike për të rinjtë tanë që të tregojnë talentin, për tifozët që të përjetojnë emocione të mëdha dhe për gjithë Shqipërinë që të jetë në qendër të vëmendjes europiane.

Mirë se vini Portugalia, Gjermania, Franca, Italia, Anglia, Belgjika dhe Çekia!

Le të jetë ky Europian një festë e vërtetë në Tiranë, Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan", shkruan Duka. 





Lajmet e fundit nga