web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Zhgënjim te Partizani, por sulmuesi nuk ndalet te skuadra e re. Tjetër dopietë

18 Maj 2025, 19:32, Sport CNA

VIDEO/ Zhgënjim te Partizani, por sulmuesi nuk ndalet te skuadra e re.

Te Partizani po haste vështirësi të mëdha, por në Ukrainë ka gjetur shkëlqimin. Tedi Cara po kalon një formë të jashtëzakonshme te Oleksandriya, me të cilët u bashkua në merkaton e dimrit.

Shqiptari ishte vendimtar me një dopietë, duke i dhënë fitoren 3-1 skuadrës së tij ndaj Veres-Rives.

Ky triumf e mban Oleksandriyan në vendin e dytë me 66 pikë, vetëm 3 pikë më pak se Dinamo Kiev që kryeson.

Në 12 ndeshje të luajtura deri tani, Cara ka shënuar 6 gola, ndërsa ka dhënë edhe 2 asiste.

Kujtojmë se te Partizani këtë sezon, në 18 ndeshje të luajtura, shënoi vetëm 3 gola.

 





Lajmet e fundit nga