web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Silvinjo pas humbjes: Ja gjëja pozitive ndaj Anglisë

21 Mars 2025, 23:29, Sport CNA

Silvinjo pas humbjes: Ja gjëja pozitive ndaj Anglisë

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli pas ndeshjes me Anglinë, ku kuqezinjtë u mposhtën 2-0.

Tekniku brazilian deklaroi se goli i dytë e mbylli ndeshjen, ndërsa shtoi se gjëja pozitive ishte zemra dhe shpirti i treguar.

“Kjo është një fushë e vështirë. Goli i dytë e mbylli ndeshjen. Jemi të zhgënjyer, por dua t’i bëj komplimente lojtarëve. E kishim përgatitur kështu ndeshjen. Uzuni është i shpejtë dhe luan në mbrojtje. Në pjesën e dytë provuam edhe me Brojën. Ndaj lojtarëve të Anglisë që janë të mëdhenj, është e vështirë që të depërtosh në mbrojtje.

Shpirti shqiptar, me zemër në fushë, është gjëja pozitive nga kjo ndeshje. Në ndeshjet e tjera duhet të jemi në lojë deri në minutën e 70-të.

Duhet të flasim me mjekët për Strakoshën. Edhe Laçi ka marrë një goditje dhe është koha për të shikuar gjendjen e lojtarëve”, deklaroi Silvinjo.





Lajmet e fundit nga