web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si ndryshon Shqipëria me trajnerin Rolando Maran

20 Maj 2026, 18:36, Sport CNA

Si ndryshon Shqipëria me trajnerin Rolando Maran

Emërimi i Rolando Maran në krye të Kombëtares shqiptare konsiderohet një ndryshim i rëndësishëm në filozofinë e drejtimit të ekipit kuqezi.

Pas përfundimit të ciklit të Silvinjos, Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur t’i rikthehet shkollës italiane dhe një profili më pragmatist. Silvinjo arriti rezultate të rëndësishme me Shqipërinë, duke rikthyer entuziazmin dhe duke ndërtuar një grup të bashkuar, por gjatë ndeshjeve u vunë re edhe probleme në menaxhimin taktik dhe ekuilibrat defensivë.

Rolando Maran vjen pas një eksperience të gjatë në Serie A dhe Serie B me skuadra si Cagliari, Genoa, Chievo dhe Catania. Trajneri italian njihet për organizimin defensiv, pragmatizmin dhe leximin e kundërshtarit gjatë lojës. Sistemi i preferuar i tij është 4-3-1-2, me fokus te kompaktësia dhe agresiviteti në mesfushë.

Në parashikimet e para, për mënyrën e lojës së Maran, një formacion hipotetik do të ishte me Manajn dhe Brojën në sulm, të mbështetur nga Muçi si fantazist. Në mesfushë, mund të luajnë, Asllani, Laçi dhe Ramadani, ndërsa mbrojtja do të vijojë e njëjtë si me Silvinjon.

Maran bëhet italiani i pestë që drejton Shqipërinë pas Giuseppe Dossenës, Gianni De Biasit, Cristian Panuccit dhe Edoardo Rejës. Federata pret që me trajnerin 62-vjeçar skuadra të fitojë më shumë stabilitet dhe efikasitet në kompeticionet e ardhshme ndërkombëtare.





Lajmet e fundit nga