Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Armando broja ishte vërtetë i pafat në këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares u dëmtua në një ndeshje miqësore që Chelsea zhvilloi me Aston Villën para se të niste kampionati. Dëmtimi i rëndë që mori Broja e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni, teksa do të humbte kështu gjithë sezonin. Tashmë lojtari kuqezi vazhdon rikuperimin e tij, ndërsa në një intervistë për faqen zyrtare të bluve të Londrës ka rrëfyer edhe makthet e këtij dëmtimi.
21-vjeçari ka theksuar se çdo gjë ishte e tmerrshme dhe se nuk ka mundur të ngrihej nga krevati, pasi ndiente dhimbje të tmerrshme. Ndër të tjera ka zbuluar se i ka munguar shumë futbolli dhe se Ben Chilwell e ka ndihmuar shumë në këtë moment të vështirë.
“Unë ende nuk e kam mbledhur veten plotësisht nga ai dëmtim. Kjo gjë luan në mendjen tënde. Ishte një shokim i madh pasi unë kam qenë gjithmonë i shëndetshëm dhe thjesht kam pasur disa dëmtime të vogla. Ishte diçka shokuese dhe për prindërit e mi, sepse ata rrallë më kanë parë të dëmtuar.
Pas operacionit, unë isha në regjim shtrati për thuajse dy javë. Ishte një nga periudhat më të këqija të jetës sime. Ishte e tmerrshme. Nuk mund të ngrihesha nga shtrati. Mamaja ime vraponte nëpër shtëpi për të më marrë tabletat dhe për të më dhënë ushqimin tim. Ishte një luftë. Thuajse ndihesha i padobishëm. Ti dëshiron të bësh disa gjëra, por thjesht nuk mundesh.
Nuk mund të flija, kisha dhimbje. Ajo ditë që ndodhi çdo gjë luante vazhdimisht në mendjen time. Po mendoja për mënyrat se si mund ta kisha shmangur, edhe pse e dija se kjo nuk ishte një gjë e mirë.
Më duhej të bëja një hap prapa nga kjo. Ishte diçka që më duhet ta kaloja, të filloja të fokusohesha vetëm në rikthimin në formë. Siç thonë ata, rikthimi do të jetë më i mirë se kthimi.
Ben Chilwell më ka ndihmuar masivisht. Ai ka folur me mua që nga momenti që ndodhi dëmtimi e deri më tani. Madje dhe sot patëm një bisedë me të.
Ai e ka kaluar vetë atë dëmtim. Ai e di saktësisht se si ndihesha, presionin, anën mendore të gjërave. Ai më ka ndihmuar në çdo hap. Ai nuk kishte pse ta bënte këtë, kështu që meriton një falënderim të madh.
Unë shikoj Chilwell tani dhe ai po fluturon. Është në formë të mirë, duke luajtur mirë. më kanë thënë se do të kthehem më i fortë. Është mirë të dëgjosh gjëra të tilla nga dikush që e ka kaluar vetë.
Kur fillova të rikuperohesha kam ndier një emocion të madh brenda vetes. Ishte një siguri që gjërat po shkonin në drejtimin e duhur. Përparimi ishte aty. Ishte paksa e frikshme, por më duhej të kaloja faktorin e frikës.
Pastaj, tri javë më parë, u riktheva në fushë. Ishte një nga ditët më të mira. Më bën të lumtur sa herë që arrij një moment historik në rimëkëmbje. Më jep nxitje shtesë.
Ka disa ditë kur hyn brenda dhe ndihesh sikur nuk po bën as më mirë, as më keq. Por tani mund të shoh udhëtimin tim, nga ku isha e deri ku kam arritur.
Unë jam duke shkelmuar një top, duke lëvizur, duke ndryshuar drejtimin. Ju duhet të gjeni ekuilibrin midis ngarkesës që vendosni në gju dhe sa e hiqni atë. Kështu që do të kalojë pak kohë derisa të mund të filloj të bëj sprinte, kërcime, gjëra të tilla, por jam shumë i kënaqur me mënyrën si po shkon.
Kam mësuar shumë për veten time fizikisht dhe mendërisht. Kam qenë gjithmonë mirënjohës për pozicionin në të cilin jam si futbollist, por kjo më ka bërë edhe më mirënjohës. Asnjëherë nuk e dini se kur mund t’ju hiqet. Ne jemi shumë të privilegjuar. Unë nuk marr asgjë për të mirëqenë tani.
Kur isha në shtrat, mendoja shumë,. Më ka munguar shumë futbolli. Më kujtoi se sa shumë e dua futbollin, sa shumë e dua atë. Ishte një dëmtim i madh, por mund të shërohem. Unë po jap maksimumin tim, duke punuar më shumë për t’u rikthyer sa më shpejt dhe sa më i fortë që të jetë e mundur dhe jam shumë mirënjohës për rimëkëmbjen dhe mbështetjen që po marr nga klubi”, ka përfunduar ylli kuqezi.
Nëse do t’u hedhim një sy ndeshjeve të muajit prill, që janë...
Rafaela Pimenta është një nga agjentet më të njohura në botë...
Një pritje e gjatë 33-vjeçare, e cila mund të marrë fund të ...
Zlatan Ibrahimovic duket se po kalon momentet e tij të fundi...
“Abissnet Superiore” nis ditën e sotme javën e parë të javës...
Cristiano Ronaldo gjen golin në Arabi pas kritikave ditët e ...
Dinamo u rikthye në Superiore pas një viti në Kategorinë e...
Partizani është kampioni i ri i Shqipëisë. Ekipi i volejboll...
Kryeredaktori i “Sportitalia”-s, Mikele Krishitielo, ka regj...
Partizani ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e rradhës me E...
Zinedin Zidan është ëndrra e madhe e Juventusit, por në kohë...
Presidenti i Al-Nassr duket se nuk ka më durim për të pritur...
Charles Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh te Azerb...
Rinovim i rëndësishëm te Manchester United. Drejtuesit e klu...
Sparta e Pragës ka marrë dje një fitore të rëndësishme kundë...
Në momentin kur Vlahovic firmosi me Juventusin, Allegri e kr...
Juventusi është në kërkim të një drejtori të ri sportiv, pas...
Interi dhe Milani do të përballen në gjysmëfinalen e Champ...
Merkato e verës ende nuk është çelur, por Partizani është ...
Juventusi i ka shpëtuar të paktën për momentin pezullimit ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...