Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Dinamo u rikthye në Superiore pas një viti në Kategorinë e Parë. Në një intervistë për “Panorama Sport” në “Panorama TV”, futbollisti i bluve, Sabien Lilaj, tregoi për sezonin që kaloi në Kategorinë e Parë dhe se u shpreh se pas ndeshjes së fundit kundër Luzit do të largohet nga futbolli i luajtur.
“Sigurisht. Pas një sezoni të gjatë me ulje dhe me ngritje më në fund ja arritëm objektivit tonë. të ngjitemi në Superiore. E kemi nisur shumë shpejt, që nga korriku dhe ka qenë vërtet një vit i vështirë, por në fund kur ja arrin objektivit, çdo gjë bëhet më e bukur.
Të them të drejtën e morëm pak lehtë Kategorinë e Parë se thamë që nuk do të ketë ndonjë nivel, por me kalimin e javëve e kuptuam që është më e vështirë se Superiorja, kështu që arritëm të përshtateshim. Patëm disa ulje-ngritje, por në fund ja arritëm qëllimit.
Rivalët më të fortë të Dinamos sigurisht që kanë qenë Skënderbeu dhe Flamurtari. Kemi qenë tre klube për t’u ngjitur në Superiore. Ndeshjet me Skënderbeun janë mbyllur në barazim, ndërsa Flamurtari na ka surprizuar në Tiranë me atë humbje 5-1, por arritëm të fitonim në Vlorë dhe besoj se atje ka qenë dhe kthesa kur ne dolëm përpara dhe më pas siguruam Superioren.
Ndryshimi i trajnerit ka ndikuar sepse ndërrimi u bë në një moment delikat, ishim në një rënie të lirë. Ekipi nuk po përgjigjej dhe drejtuesit e kapën situatën në kohën e duhur dhe të gjithë e panë ndryshimin më vonë.
Gjithmonë do të ketë polemika nga ekipi që humbet. Nëse do ishim në vendin e tyre, do të ishim në të njëjtën pozitë dhe ndoshta do flisnim të njëjtat gjëra. Në fund çdo gjë mbyllet brenda 90 minutave, ne vazhduam përpara, se di a kanë vazhduar apo vazhdojnë akoma polemikat.
Me Lushnjën vërtet ishte një ndeshje e shëmtuar, por që këto gjëra ndodhin sidomos në fund, mos-impenjimi ose impenjimi i tepruar kalon në ato situata. Edhe kushtet nuk është se ishin shumë të mira, edhe fusha ishte e keqe, por siç e theksova për ne e rëndësishme ishte Superiorja. Pavrësisht se Jupi mund të ketë të drejtë, ne do të vazhdojmë përpara.
Tani varet si ka qenë ai reagim. Shumë veta e kanë marrë sikur u çudit, të tjerët pse e humbi, ose shyqyr që e humbi. Nuk e di. Duhet pyetur lojtari vetë pse ka reaguar ashtu. Nuk di çfarë të them. Nuk është se më takon mua të flas për reagimin e shokut.
Grupi ka meritat e veta. Për sa kohë u ngjit në Superiore është një grup për t’u vlerësuar, por Superiorja është një tjetër nivel. Normal që duhen përforcime. Por klubi dhe stafi kanë kohën e duhur që të përgatisin ekipin për sezonin e ri.
Trajneri Mehmeti shumë mirë do bëjë që të rikonstruktojë skuadrën, por unë ju a them juve të parëve që ky është sezoni im i fundit në futbollin e luajtur. Në fund tani që mbaron dhe ndeshja me Luzin do var këpucët në gozhdë dhe do vazhdoj në gjëra të tjera në jetë.
Qejfi ishte ta mbyllja dhe te Tirana, edhe te Skënderbeu me qejf do e kisha, por situata e solli që ta mbyll me Dinamon. Shyqyr po e mbyllim me sukses dhe rikthyem ekipin atje ku duhet. Besoj se është një mbyllje e duhur.
Janë shumë situata. Para dy vitesh kisha një problem në gju në një ndeshje Europe kur luaja me ekipin e Prishtinës dhe që atëherë isha midis dy zgjedhjesh: ta operoja gjurin ose të vazhdoja ushtrime që ta mbaja nën kontroll. Nuk zgjodha ta operoja, zgjodha të vazhdoja me ushtrime, por gjatë këtyre viteve kam pasur shumë probleme me gjurin dhe erdhi momenti i duhur që tani ta ndaloj sepse nuk vazhdoj dot më.
Dëshira është që ta provoj si trajner, por kjo punë do kohën e duhur, kështu që gradualisht do të merrem me licencat e trajnerit dhe gjatë kësaj kohe do të kuptoj nëse është gjëja e duhur për mua apo duhet të shikoj diçka tjetër.
Me klubin kam folur më përpara dhe ideja është që të qëndroj në klub. Nuk e di se çfarë posti mund të kem. Do të bisedoj dhe me presidentin gjatë këtyre ditëve. Por siç ta thash duhet ta gjej unë atë që duhet të bëj ose që më duhet për të bërë sepse nuk është e thënë që duhet të ketë të bëjë me futboll patjetër.
Dinamos për të fituar Superioren i duhet kohë dhe të mos bëjë gabimet e viteve më përpara. Duhet të mësojmë shumë prej atyre gabimeve që kemi bërë, si te sezoni në Superiore, ashtu edhe në këtë sezon, kemi pasur të mira, por edhe shumë gabime. Kështu duke mos përsëritur të njëjtat gabime, besoj se ekipi gradualisht do të ngjitet në majat e Superiores. Por për të fituar titullin do kohën e vetë.
Objektivat i vendosë presidenti, stafi, do të shihet se çfarë grupi do të formohet. Për momentin nuk e di se çfarë të them. Por e rëndësishme është që Dinamo është në Superiore, sepse aty e ka vendin.
Të them të drejtën nuk kam pasur shumë nerva për të ndjekur Superioren. Kam parë që Partizani është rivalizuar me Tiranën dhe Tirana është shkëputur më para.
Kam parë pak, por dhe kampionati në përgjithësi nuk është në një nivel të lartë. Tirana është më e mira nga të gjitha, nuk është si vitet më përpara, por gjithmonë është atje lartë dhe shpresoj të vazhdojë kështu”, u shpreh Lilaj.
Partizani është kampioni i ri i Shqipëisë. Ekipi i volejboll...
Kryeredaktori i “Sportitalia”-s, Mikele Krishitielo, ka regj...
Partizani ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e rradhës me E...
Zinedin Zidan është ëndrra e madhe e Juventusit, por në kohë...
Presidenti i Al-Nassr duket se nuk ka më durim për të pritur...
Charles Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh te Azerb...
Rinovim i rëndësishëm te Manchester United. Drejtuesit e klu...
Sparta e Pragës ka marrë dje një fitore të rëndësishme kundë...
Në momentin kur Vlahovic firmosi me Juventusin, Allegri e kr...
Juventusi është në kërkim të një drejtori të ri sportiv, pas...
Interi dhe Milani do të përballen në gjysmëfinalen e Champ...
Merkato e verës ende nuk është çelur, por Partizani është ...
Juventusi i ka shpëtuar të paktën për momentin pezullimit ...
Chelsea nuk heq dorë nga Onana. Portieri kamerunas po shkëlq...
Federata Shqiptare e Futbollit po bën përgatitjet e fundit p...
Një humbje ose barazim i Lacios në 12:30 të dielën ndaj In...
Rade Krunic është duke kaluar një sezon shumë të mirë, ndërs...
Dinamo e ka siguruar matematikisht rikthimin në Kategorinë S...
Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit nesër teksa do të pë...
Ishte dhjetori i 2022-shit kur Mateus Iakoveli u largua ng...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...