Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rinovimet e dy lojtarëve kyç në skuadër, si Erlis Frashëri dhe Belajdi Pusi, kanë kënaqur stafin teknik të Skënderbeut në këtë fillim viti. Kjo, edhe për vetë faktin se trajneri Ivan Gvozdenoviç ka dashur me ngulm qëndrimin e lojtarëve që përbëjnë boshtin kryesor.
I tillë është edhe rasti i mbrojtësit të djathtë korçar, Frashëri, i cili flet për situatën aktuale te Skënderbeu dhe rinovimin e kontratës, ndërsa nuk harron të komentojë objektivat e klubit, teksa sipas tij ngjitja në elitë është e arritshme.
Erlis, keni rinovuar edhe për një vit e gjysmë te Skënderbeu. I kënaqur?
Po, patjetër që jam i kënaqur. Një vijimësi atje ku e lamë dhe një sfidë më shumë në karrierën time si futbollist dhe mbi të gjitha vlerësohet besimi i dhënë nga drejtuesit. Është qyteti im ku unë kam dalë si futbollist dhe në të tilla kushte, nuk kam se si të mos ndihem i kënaqur dhe krenar. Është vazhdim i një sfide, pasi dua të dalim në Superligë. E meritojmë të jemi te më të mirët.
A keni pasur oferta nga klube të tjera gjatë kësaj kohe që prisnit Skënderbeun?
Të jem i sinqertë, kam pasur oferta të tjera nga klube të Kategorisë së Parë. Por unë vendosa të pres Skënderbeun, sepse zemra më thoshte që të qëndroja këtu. E dija se diçka do të vinte dhe vendosa të pres. Prandaj jam i lumtur që kam bërë këtë zgjedhje.
Çfarë ju bindi të zgjasnit bashkëpunimin me klubin?
Nga ajo që thashë më sipër, nuk mendoj se ka nevojë të më bindë njeri që të qëndroj në qytetin e lindjes, te klubi im dhe ekipi i zemrës. Por normalisht kur flitet për futboll, ndonjëherë janë edhe gjëra të tjera që ndikojnë në një zgjedhje. Mund të them se më shumë më bindi presidenti pas takimit që patëm, duke qenë i bindur në projektin që ka për klubin. Plus kësaj, edhe trajneri pati influencën e vet, pasi donte me çdo kusht që unë të jem pjesë e Skënderbeut në vazhdim.
Si e shihni skuadrën në vitin 2023?
Skënderbeu është ndërtuar që në fillim për të qenë në vendin e parë, por jemi të bindur dhe të vetëdijshëm se kjo arrihet me punë dhe me përkushtim të madh që të jemi në krye. Kam besim të plotë te grupi që viti 2023 do të na gjejë akoma edhe më mirë, si me lojë, ashtu edhe në renditje.
Gvozdenoviç kërkon minimalisht vendin e dytë. A është i arritshëm objektivi?
Profesori kërkon gjatë gjithë kohës shumë punë dhe përkushtim. Kërkon disiplinë, pasi ai do vetëm të fitojë. Kjo vjen edhe për faktin se ka qenë te Skënderbeu në një periudhë të artë dhe ka një mentalitet fituesi. Ka futur një frymë tjetër në ekip dhe objektivi realizohet vetëm me përkushtim të madh. Trajneri na kërkon të japim zemrën në fushë dhe vetëm atëherë do të jemi në krye.
Partizani duket se do të vazhdojë të ketë vëmendjen e stafit...
Partizani ka në skuadër një si Xhuliano Skuka, gjithashtu ed...
Më në fund titullar, dy herë radhazi. Marash Kumbulla del ...
Partizani kërkon dëshpërimisht të fitojë titullin kampion ...
Fabian Shahaj mund të quhet afrimi i parë i Partizanit në me...
Nëse një futbollist mund të kalojë një formë të shkëlqyer në...
Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, në emisionin “Skaner”...
Mbrëmje dramatike për Milanin e Stefano Piolit. Kuqezinjtë j...
Mbrëmja e sotme ka rezervuar surpriza të forta në EFL CUP. S...
Real Madrid është kualifikuar në finalen e Superkupës së Spa...
Myrto Uzuni është duke kryesuar tabelën e golashënuesve në L...
Redi Jupi, ish-futbollisti i njohur i Kombëtares dhe tashmë ...
Mario Lemina është shumë pranë firmës me klubin e Wolverhamp...
Bylisi do të ketë synime ndryshe këtë merkato, ndërsa duket ...
Shkarkimi më i shpejtë nga detyra në historinë e futbollit. ...
Etrit Berisha ka kërkuar prej kohësh largimin nga Torino. Po...
Mimmo Criscito është rikthyer te Genoa në moshën 36 vjeçare....
Partizani zbarkoi ditën e djeshme në stërvitje në kuadër të ...
Vedat Muriqi është në radarin e klubeve angleze, ku pas As...
Klubi i Cardiffit “dorëzohet” dhe nis të paguajë për kartoni...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...