Sulmi i Partizanit, ish-i i Kombëtares kthehet sërish si opsion për të kuqtë
Nëse në dy merkatot e shkuara “demat” nuk e arritën dot, S...

Pritja për fillimin e futbollit bio të Premier Ligës angleze sa vjen dhe bëhet më e vogël dhe paralelisht rriten dhe emocionet, entuziazmi dhe kurioziteti për të parë se si klubet që kanë investuar në masë të madhe do të luajnë në fushën e blertë. 38 javë, 20 skuadra, më shumë se 1 miliardë paundë të shpenzuara, lojtarët më cilësorë të afruar, sinjalizojnë që Premier League do të ruajë përsëri fronin e kampionatit më të fortë në Europë.
Arsenali mban kurorën si skuadra që ka investuar më shumë në lojtarë se çdo klub tjetër, në tentativën e qartë dhe reale për të rivalizuar Manchester City në garën për titullin kampion, që vjet u rrëmbye në një mënyrë tejet dramatike nga The Citizens, ndoshta dhe falë eksperiencës, kualiteteve në fushë, por edhe në pankinë, që në fund e ndihmuan ekipin e Guardiolës të arrijë objektivin përfundimtar.
Për të evituar një tjetër skenar të tillë, Topcinjtë e Londrës kanë harxhuar 208 milionë paundë, vetëm në tre elementë. Declan Rice, Kai Havertz dhe Jurrien Timber.
Ndërkaq, kryefjalë për Man.Cityn deri më tani kanë qenë largimet, si Ilkay Gundogan, Riyad Mahrez e ndërsa pritet të mbyllë bashkëpunimin pas 6 vitesh me klubin dhe Kyle Walker. Faza e rindërtimit për Manchester United vijon dhe Erik ten Hag po implementon dalëngadalë vizionin e tij te 20-herë kampionët e Anglisë, duke sjellë në Old Trafford jo vetëm lojtarë që e njohin mirë filozofinë e tij, por që janë edhe të aftë të rrisin skuadrën në aspektet teknike, taktike dhe fizike. Kështu, transferimet e Mason Mount, Andre Onana dhe pothuajse edhe të Rasmus Hojlund dhe Sofyan Amrabat do të ndikojnë që United të jetë më rivalizues në sezonin e ardhshëm, por vështirë të thuhet që do të jenë gati të masin forcat me Man.City.
Nëse në sezonet e fundit e kemi ditur se çfarë mund të presim nga Liverpool, në këtë edicion nuk kemi asgjë të sigurtë. Por, vetëm një gjë është e sigurtë, që the Reds nuk do të përsërisin një sezon si ai i vjetshmi. Transformimi total i mesfushës pritet të jetë thelbësor edhe në ndryshimin e fateve të sezonit në mënyrë pozitive, me Mac Allister, Dominik Szoboszlai dhe me shumë mundësi edhe Romeo Lavia, që pritet t’i japin një dimension të ri lojës së Klopp.
Loja e Chelsea në turneun veror të Premier League Summerseries ka lënë shumë vend për entuziazëm nën udhëheqjen e re të Mauricio Pochetinos. Energji, dinamizëm dhe shpejtësi. Tre elementë që kanë karakterizuar futbollin e Bluve të Londrës deri më tani dhe që i kanë bërë tifozët e dy herë fituesve të Champions League tejet optimist. Nëse Pochetino gjen një mënyrë për t’i integruar në një mënyrë adekuate Nicolas Jackson, Mykailo Mudryk, Christopher Nkunku dhe Raheem Sterling, sigurisht që mund t’i krijojnë probleme çdo mbrojtjeje në sezonin e ri në Premier League.
Një ‘shesh ndërtimi’ ka qenë edhe Tottenham Hotspurs gjatë kësaj periudhe. Një fytyrë e re në pankinë si Ange Postecoglu ka ngjallur reagime të përziera në tifozerinë e Spursave, me klubin londinez që do të futet në një tjetër vit të Premier Leagues pa i patur objektivat e qarta. Sigurisht, çështja kryesore ka qenë Harry Kane. Kapiteni dhe ikona e klubit po has vështirësi të mëdha në marrjen e një vendimi për të ardhmen e tij, me Man.Utd dhe Bayern Munchen që mbeten opsione të hapura, e ndërsa sezoni i ri po afron, shanset e Kane për të shpenzuar një tjetër sezon në kryeqytet po rriten edhe më shumë.
Surpriza të mëdha priten edhe nga Newcastle United, Brighton dhe Aston Villa, të cilët kanë investuar në formë të zgjuar në merkato dhe që mund të jenë kërcënim për çdo kundërshtar. Ndërsa, lufta për mbijetesë pritet të jetë më e ashpër se kurrë, ndoshta dhe më dramatike dhe emocionuese se ajo e sezonit të kaluar.
Personifikimi më i mirë i futbollit të bukur, Premier League do të startojë më 11 gusht, ku kampionët në fuqi të Manchester City do të zhvillojnë premierën e sezonit ndaj Burnleyt të sapongjitur e të drejtuar nga një legjendë e the Citizens si Vincent Kompany.
Ndërsa një start surprizues nuk është i përjashtuar, befasi në Digitalb nuk do të ketë, teksa do të keni mundësi të ndiqni një tjetër sezon të tërë të mbushur me emocione dhe adrenalinë bio, me ndeshjet më të mira të javës, emisionet speciale dhe kanalin e dedikuar, në platformën e preferuar të të gjithë shqiptarëve.
Nëse në dy merkatot e shkuara “demat” nuk e arritën dot, S...
Një histori e veçantë ka ndodhur para ndeshjes së Shkupit me...
Gjyqtari anglez, Stuart Atuell, do të menaxhojë ndeshjen e k...
Ish-mesfushori i Juventusit, Daglas Kosta ka folur për trans...
Dikur në mbrojtjen e Juventusit dhe kombëtares ishte BBC (Bo...
Prej muajit shkurt, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey M...
Tefik Osmani ka bërë një koment në facebook-un zyrtar të Edi...
Dritan Mehmeti ka mbyllur nga sot aventurën me Dinamon. Traj...
Përveç merkatos për skuadrën e parë, klubi i Partizanit me...
Federata Shqiptare e Futbollit vijon të jetë aktive për përm...
Klubi i Chelsea është ndëshkuar me një gjobë prej 8.6 milion...
Lutonit i është dhënë leja për të nisur sezonin e tyre të Pr...
Situata te Kukësi është shumë e nxehtë. Pas arrestimit të ...
Remzifaik Selmani nuk është më pjesë e Partizanit. Sulmues...
Turi i dytë i Ligës së Kampioneve ka sjellë rezultate surp...
Pasi u kthye nga huazimi arab njëvjeçar, Sokol Cikalleshi ës...
Jakup Berisha është larguar nga Kukësi. Klubi verilindor ka ...
Një nga lajmet në “shtëpinë” e Inter it është largimi i Dani...
Situata jo e mirë financiare që po kalon klubi i Kukësit k...
Klaus Gjasula kthehet përsëri këtë edicion në Bundesligë, ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...