web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manaj, gati për aventurën e re. E kërkon klubi i njohur italian

29 Korrik 2023, 16:36, Sport CNA

Manaj, gati për aventurën e re. E kërkon klubi i njohur italian

Prej muajit shkurt, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj ka mbetur pa një skuadër. Ai aktivizohej me Watfordin në Angli, por pas një dëmtimi të rëndë, klubi vendosi t’i ndërpriste kontratën dhe që prej asaj kohe ai është një lojtar i lirë.

Megjithatë, kjo merkato verore mund t’i sigurojë sulmuesit 26-vjeçar një aventurë të re. Një prej ofertave që ka ardhur për Manaj ka qenë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku po e kërkon Los Angeles Galaxy.

Megjithatë, kjo nuk është oferta e vetme për sulmuesin shqiptar. Në garë për të është futur edhe Sampdoria e Andrea Pirlos. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Manaj kërkohet për të zëvendësuar Gabbiadinin dhe nga Pirlo shihet si lojtari ideal.





Lajmet e fundit nga