Pogradeci “prek” Superioren, një supergol vendos finalen ndaj Besës
Pogradeci ka fituar finalen e “play off” në Kategorinë e P...

Pogradeci ka thyer çdo parashikim dhe ka dëshmuar se në futboll, asgjë nuk është e pamundur për ata që besojnë. Në një finale shumë të luftuar në “Elbasan Arena”, skuadra liqenore, e drejtuar nga Ardian Mema, mposhti Besën me një supergol nga goditja e dënimit e Alidemës në pjesën e parë, duke vulosur një nga fitoret më të rëndësishme të viteve të fundit.
Në një atmosferë elektrizuese, ku tifozët pogradecarë u kthyen në lojtarin e dymbëdhjetë në fushë, skuadra mbrojti rezultatin me vendosmëri dhe shpirt gare të jashtëzakonshëm. Besa e Çelës, ndonëse pretendente dhe favorite në letër, nuk mundi të gjejë rrugën e golit dhe kështu e mbylli sezonin e saj me zhgënjim, ndërsa Pogradeci vazhdon të ëndërrojë dhe të jetojë një përrallë të bukur futbolli.

Ky ishte një tjetër kapitull i mrekullueshëm në rrugëtimin befasues të Pogradecit këtë sezon. Pas triumfit ndaj Burrelit në transfertë, ekipi liqenor përmbysi edhe një tjetër pengesë të madhe, duke eliminuar Besën dhe duke siguruar një vend në finalen vendimtare për ngjitjen në Kategorinë Superiore, ku do të përballet me Tiranën.
Entuziazmi i madh ka shpërthyer në qytetin juglindor. Tifozët, që kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin e tyre, nuk u ndalën së brohorituri as për një çast, duke e kthyer “Elbasan Arenën” në një festë të vërtetë.

Presidenti i Pogradecit, Armand Lilo, njeriu që i ka dhënë jetë dhe frymë të re projektit sportiv të klubit, kishte premtuar një premio të majme prej 15 mijë eurosh për fitoren ndaj Besës, një motivim shtesë që padyshim ka dhënë frytet e veta.
Por festa nuk mbaron këtu: përballë është sfida më e madhe, ndeshja me Tiranën, ku gjithçka do të jetë në lojë. Dhe këtë herë, premioja pritet të jetë edhe më e madhe, një stimul i jashtëzakonshëm për të realizuar ëndrrën e madhe të rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

Pogradeci është një histori krenarie, sakrifice dhe besimi të palëkundur. Ëndrra vazhdon, dhe qyteti buzë liqenit po përgatitet për të shkruar një tjetër faqe të ndritshme në librin e historisë së tij futbollistike.
Pogradeci ka fituar finalen e “play off” në Kategorinë e P...
Shqipëria do të mirëpresë në muajin qershor një nga ngjarj...
Barcelona duhet të luajë dy ndeshjet në gjysmëfinalen e Li...
Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur ...
Ludogorets ka siguruar titullin e 14-të radhazi në kampion...
Carlo Ancelotti duket se e ka mbyllur aventurën e tij te R...
Pas humbjes së Inter-it, Napoli nuk ka gabuar dhe ka nisur...
Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e zhvill...
Juventusi ka reaguar pas disfatës javën e kaluar kundër Pa...
Liverpool është shpallur zyrtarisht kampion i Premier Leag...
Skënderbeu u rrëzua nga Superiorja dhe sezonin e ardhshëm ...
Partizani ka siguruar kualifikimin për në “Final Four”. Të...
Skënderbeu dhe Laçi kanë rënë zyrtarisht në Kategorinë e P...
Interi duket në një krizë rezultatesh. Për herë të parë në...
Duke nisur nga ora 15:30, luhen pesë ndeshjet e Superiores...
Fitorja në derbi ndaj Interit, duket se i ka dhënë zemër M...
Antinio Rudiger tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në fundin ...
Ish-drejtori i bordit drejtues të klubit Skënderbeu, Adria...
Java e 36-të dhe e fundit në Superiore, do të japë verdikt...
Barcelona është shpallur fituese e Kupës së Mbretit në Spa...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...