web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Finale spektakolare! Barcelona fiton Kupën e Mbretit, Reali “thyhet” sërish

27 Prill 2025, 00:49, Sport CNA

Finale spektakolare! Barcelona fiton Kupën e Mbretit, Reali

Barcelona është shpallur fituese e Kupës së Mbretit në Spanjë, pas një finale spektakolare ndaj Real Madridit.

Katalanasit fituan me rezultat 3-2 pas kohës shtesë, në një ndeshje plot emocione dhe përmbysje.

Pedri zhbllokoi sfidën në minutën e 28-të, por në pjesën e dytë, Real Madridi përmbysi rezultatin me golat e Mbappé dhe Tchouaméni. Megjithatë, Barcelona nuk u dorëzua dhe Torres barazoi shifrat në minutën e 84-të, duke e çuar ndeshjen në kohë shtesë.

Heroi i madh ishte Jules Koundé, i cili në minutën e 116-të shënoi golin që i dha Barcelonës trofeun.

Kjo është fitorja e tretë sezonale e Barçës ndaj Realit.





Lajmet e fundit nga