web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbysje në fund, Kastrioti shtang Besën

24 Nëntor 2025, 15:32, Sport CNA

Përmbysje në fund, Kastrioti shtang Besën

Kastrioti triumfoi 2-1 ndaj Besës me përmbysje, në duelin e vlefshëm për javën e 12-të në Kategorinë e Parë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte tjetër histori. Besa kaloi në avantazh me Chinëedu në minutën e 55-të.

Pas kësaj, në fushë shpërtheu sherri mes lojtarëve, kur tensioni ishte i madh.

Në fund, diferencën e bëri Oresti Kasmollari, i cili barazoi shifrat në minutën e 82-të, ndërsa në minutën e 94-t, përmbysi rezultatin.

Me këtë fitore, Kastrioti ngjitet në vendin e gjashtë me 16 pikë, ndërsa Besa renditet në vendin e 10-të me 11 pikë.





Lajmet e fundit nga