web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bundesliga/ Leipzig konfirmohet rival i Bayern Munich, rikthehet te fitorja

23 Nëntor 2025, 17:41, Sport CNA

Bundesliga/ Leipzig konfirmohet rival i Bayern Munich, rikthehet te fitorja

Leipzig u rikthye te fitorja me suksesin 2-0 ndaj Werder Bremen, duke vazhduar ecurinë perfekte në ndeshjet në shtëpi këtë sezon.

Leipzig nisi ndeshjen me intensitet dhe zotëroi qarkullimin e topit. Mundësitë e para nuk u konkretizuan, ndërsa portieri Backhaus ndali disa tentativa, përfshirë edhe një rast të qartë të Baumgartner në fund të pjesës së parë.

Pas pushimit, Werder rrezikoi me Schmid, por Leipzig ishte më efikas në momentet vendimtare. Ouedraogo zhbllokoi sfidën me një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e 63-të. Bremen kërkoi barazimin, por Gulacsi reagoi saktë në disa raste.

Në minutat e fundit, Schlager shënoi golin e dytë pas një situate të krijuar nga një goditje këndi. Falë këtij suksesi, Leipzig ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, gjashtë pikë më pak se Bayern Munich kryesues.





Lajmet e fundit nga