web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tripletë e Eze, Arsenali fiton derbin me 4 gola dhe shkëputet në krye

23 Nëntor 2025, 19:38, Sport CNA

Tripletë e Eze, Arsenali fiton derbin me 4 gola dhe shkëputet në

Arsenali ka arritur një fitore bindëse 4-1 në derbin e Londrës ndaj Tottenham-it, duke marrë tre pikë të rëndësishme në javën e 12-të të Premier League.

Trossard hapi serinë e golave në minutën e 36-të, ndërsa pesë minuta më pas Eze dyfishoi rezultatin. Sulmuesi anglez vazhdoi të ishte vendimtar edhe në pjesën e dytë, duke shënuar golin e tretë në minutën e 46-të dhe më pas duke kompletuar tripletën personale në minutën e 76-të.

Tottenham reagoi vetëm me golin e Richarlison në minutën e 55-të, por ai nuk ndikoi në ecurinë e ndeshjes.

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në kuotën e 29 pikëve dhe kryeson me një diferencë prej gjashtë pikësh ndaj Chelseat. Tottenham mban vendin e nëntë me 18 pikë pas këtij takimi.





Lajmet e fundit nga