web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nojer mbyll sezonin, Bajerni gjen menjëherë zëvendësuesin

12 Dhjetor 2022, 12:21, Sport CNA

Nojer mbyll sezonin, Bajerni gjen menjëherë zëvendësuesin

Dëmtimi surprizë i Manuel Nojerit, si shkak i aksidentit në ski, i cili do të rezultonte fatal për gjendjen e 36-vjeçarit, pasi fatet e sezonit për të janë të likuiduara, ka hapur edhe një herë pistën e rikthimit të Aleksandër Nybel.

26-vjeçari luan aktualisht në Monako e ku kartoni i tij është në pronësinë e gjigantëve gjermanë. Aleksandër ishte çështje diskutimi edhe përpara dëmtimit të Nojerit.

Situata e fundit e lakon akoma më shumë një rikthim të mundshëm në “Allianz Arena”. Edhe pse në takimet ku Manueli kishte probleme fizike në shpatull, roli i tij u mbulua nga Sven Ulraish.

Gjithsesi, paraqitjet e javëve të fundit në Bundesligë dhe minutazhi i paktë janë arsyeja kryesore se përse Salihamixhiç mund të konkretizojë rikthimin e Nybelit në Mynih.

Aq më pak kur sezoni është ende i gjatë dhe Champions-i është në listën e objektivave të Bajernit, çka do të thotë se sigurimi i katërkëndëshit mbetet detyrë kryesore.





Lajmet e fundit nga