Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Erzeni dhe Partizani janë ndalur në një barazim 3-3 në javën e 13 të Kategorisë Superiore, në fund të një sfide drithëruese deri në sekondat e fundit.
Sfida nisi me një gol të shpejtë të Erzenit por Cara barazoi menjëherë me një goditje spektakolare. Të kuqtë me kalimin e minutave rritën ritmin e tyre dhe në fillimin e pjesës së dytë përmbysën gjithçka me gola të Rrapajt e Skukës, duke lënë të mendohej se kishin siguruar fitoren.
Një rrebesh i pazakontë bëri që ndeshja të ndërpritet për disa minuta dhe pas rikthimit në fushë skuadrat e kishin të vështirë të ktheheshin në ritmin e tyre. Por në minutat e fundit, shijakasit shkurtuan diferencën me Kadriun dhe ia dolën që të fitonin edhe një penallti pas një dalje të pakontrolluar të Rexhepit. Kahrimanoviç nuk gaboi nga pika e bardhë dhe sfida u mbyll me rezultatin 3-3.
ERZENI-PARTIZANI 3-3
8′ Nonato, 90’+2′ Kadriu, 90’+9′ (p) Kahrimanoviç / 13′ Cara, 47′ Rrapaj, 55′ Skuka
90’+10’ Mbyllet ndeshja në barazimin 3-3.
90’+9’ GOOOL ERZENI! Shënon Kahrimanoviç me penallti.
90’+7’ Penallti për Erzenin, ky është vendimi pas rishikimit me VAR.
90’+4’ Një top i harkuar në zonë krijon rrëmujë dhe aty janë disa futbollistë që devijojnë topin, por asnjë në portë. Ka verifikim nga VAR për daljen e Rexhepit.
90’+2’ GOOOL ERZENI! Pasi të kuqtë humbin topin në zonë, Kadriu përfiton dhe tund rrjetën.
88’ Nonato tenton nga e djathta të gjejë portën, ai mposht Rexhepin me goditjen e tij por nuk gjen katërkëndorin e Partizanit.
86’ Thierno kthen topin për Asanin i cili gjuan por sfera kalon pasqyrën e portës dhe askush nuk e devijon në rrjetë.
82′ Rifillon shiu mbi stadium dhe lojtarët e kanë të vështirë që të krijojnë momente të rrezikshme loje.
77’ Një përplasje e Asanit me Rexhepin sjell ndërprerjen e lojës për pak çaste pasi portieri ka nevojë për ndihmën mjekësore. Por në fund ai ringrihet dhe loja vazhdon normalisht.
76’ Skuka niset drejt portës për të krijuar një tjetër aksion të rrezikshëm por më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
74’ Sfida rifillon me disa ndërprerje për shkak të faulleve ndërsa terreni pak nga pak po kthehet në kushtet optimale.
70’ Buxhelaj dhe Januzi marrin vendin e Hotit dhe Atanaskoskit te Partizani, ndërsa Therno merr vendin e Mehmetit te Erzeni.
Ora 17:26 – Rifillon dueli.
Ora 17:23 – Gjyqtari nxjerr përsëri skuadrat në fushën e lojës dhe bëhet gati të rifillojë sfidën.
Ora 17:21 – Furtuna vazhdon mbi stadium teksa lojtarët janë në dhomat e zhveshjeve dhe po presin të gjithë palët që të kalojë kjo situatë atmosferike.
69′ Furtunë mbi stadiumin ‘ Niko Dovana”, ndërpritet ndeshja.
69’ Asani merr vendin e Peposhit në radhët e Erzenit.
64’ Maget merr vendin e Rrapajt në fushën e lojës.
63’ Kahrimanoviç tenton me një gjuajtje nga rreth 25 metra, topi përfundon jashtë katërkëndorit të portës.
63’ Osmanllari dhe Avdiu marrin vendin e Allan dhe Iljazit.
55’ GOOOL PARTIZANI! Skuka gjuan fluturimthi, gjen përgjigjen e Xhikës por pastaj insiston dhe pasi merr topin në të majtën, shmang portierin dhe dërgon sferën në rrjetë.
53’ Menish merr vendin e Matondo në radhët e Partizanit.
53’ Hoti ka një mundësi për të tentuar portën nga e majta, gjuajtja e tij ndalet nga Xhika i cili shmang golin e radhës.
50’ Allan shfaqet i vetëm para Rexhepit, por tentativa e tij për ta kaluar ndalet nga portieri i cili shmang golin.
47’ GOOOL PARTIZANI! Hoti jep një asist perfekt për Rrapajn i cili në kufijtë e zonës gjen devijimin e duhur dhe çon sferën në rrjetë.
46’ Skuka tenton të bëjë diçka vetë me një aksion nga e majta, por gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtësit.
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes me aktivizimin e Hotit në vend të Mensah.
45’+7’ Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë e ndeshjes.
45’+2’ Skuka gabon penalltinë, shpëtojnë shijakasit.
45’+1’ Ndëshkohet me karton të verdhë trajneri Kapllani i cili kërkonte që gjyqtari të rishikonte pamjet me VAR.
45’ Penallti për Partizanin. Xhika ndërhyn nga Mensah dhe gjyqtaria nuk hezitojë të bëjë shenjë nga pika e bardhë.
44’ Goditje dënimi e rrezikshme e Allan, gjuajtja e tij detyron Rexhepin të largojë topin mbi traversë.
43’ Bitri ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Nonatos.
42’ Top i gjatë i Allan për Peposhin, ndërhyrja e Bitrit shmang një sulm të rrezikshëm.
40’ Shfaqet edhe Skuka nga e djathta e sulmit, pasimi i tij në qendër nuk gjen askënd dhe Erzeni largon rrezikun.
38’ Cara ekzekuton një goditje nga këndi nga e majta e sulmit, Xhika kontrollon gjithçka në zonë.
34’ Tensionohet ndeshja pas ndërhyrjes së Rrapajt ndaj Kadriut. Ka reagim ndaj lojtarit të Partizanit i cili përgjigjet gjithashtu. Në fund gjyqtari ndëshkon me karton të verdhë Rrapajn dhe Iljazin për ato shkëmbime mes tyre.
32’ Murataj ekzekuton një goditje dënimi nga e majta, Xhika del dhe grushton topin për të larguar rrezikun.
30’ Atanaskoski del në fundore në krahun e majtë, por mbrojtja e Erzenit nuk i lë kohë që të dërgojë një top në zonë duke larguar sferën në anësore.
26’ Një goditje dënimi nga e majta krijon rrezik në zonën e Partizanit, por Rexhepi del dhe kontrollon sferën e harkuar drejt katërkëndorit të tij.
24’ Cara nga e djathta në fundore tenton një gjuajtje-kros por sfera kalon pasqyrën e portës pa u devijuar.
18’ Qarkullim i gjatë topi në këto minuta nga të dy skuadrat të cilat janë të kujdesshëm që të mos lejojnë më gabime të tjera.
13’ GOOOL PARTIZANI! Supergol i Carës nga distanca, gjuajtja me të djathtën befason Xhikën dhe barazon shifrat.
8’ GOOOL ERZENI! Nonanto ndëshkon Partizanin me një gjuajtje të saktë në zonë pas një goditje dënimi.
3’ Rifillon ndeshja pasi portieri është rikuperuar pas goditjes.
1’ Përplasje mes Skukës dhe Xhikës, portieri kërkon ndihmën e parë mjekësore.
1’ Nis dueli në stadiumin e Durrësit.
ERZENI: Xhika, Iljazi, Mehmeti, Kahrimanoviç, Kadriu, De Souza, Sadiki, Kriviç, Peposhi, Nonato, Alan.
PARTIZANI: Rexhepi, Atanaskoski, Matondo, Muarataj, Bitri, Skuka, Cara, Mensah, Sota, Hadroj, Rrapaj.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sfidën e Kategorisë së Par...
Skënderbeu ka arritur një fitore me rezultatin 3-0 në Korçë ...
Tifozët e Francës dhe Marokut në Kupën e Botës, vërshuan në ...
Armando Broja ishte titullar në ndeshjen miqësore që po luhe...
Skënderbeu pret në Korçë Turbinën për sfidën e javës së 11-t...
Portugalia e Cristiano Ronaldos e mbylli Kupën e Botës Katar...
Enkeleid Dobi nuk është më trajner i Kukësit pas disfatës me...
Enkeleid Dobi nuk është më trajneri i Kukësit. Humbja me Teu...
Kategoria e Parë ka luajtur tri sfidat e para të ditës së di...
Pas një pauze prej afro një muaji, ditën e sotme është rikth...
Teuta është rikthyer te fitoret pas 4 ndeshjesh duke triumfu...
Skënderbeu pret në Korçë Turbinën për sfidën e javës së 11-t...
Një ngjarje pak e frikshme ka ndodhur përpara startit të tak...
Federata Shqiptare e Futbollit ka përfunduar me sukses edici...
Mediat argjentinase kanë frikë se Lionel Messi nuk do të lua...
Laçi ka udhëtuar në Ballsh për t'u përballur me Bylisin në j...
Federata Portugeze e Futbollit njoftoi të shtunën se kishte ...
Do të startojë në orën 13:00, në stadiumin “Kukës Arena”, sf...
Kroacia dhe Maroku morën fitore të mëdha përkatësisht ndaj B...
3 duele do të luhen ditën e sotme në “Abissnet Superiore” në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...