web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në Shkodër feston Vllaznia, Partizani merr humbjen e katërt radhazi

5 Mars 2025, 18:23, Sport CNA

Në Shkodër feston Vllaznia, Partizani merr humbjen e katërt

Vllaznia triumfoi 2-0 ndaj Partizanit, në sfidën e javës së 28-të në Superiore.

Fitore e rëndësishme për shkodranët në shtëpi, e cila i ngjit ata në vendin e dytë.

Në krahun tjetër, Partizani ndodhet në një krizë rezultatesh, pasi kjo është humbja e katërt radhazi.

Ildi Gruda zhbllokoi takimin në minutën e 51-të, pas një gafe në prapavijën e miqve. Në fund ishte Melos Bajrami që realizoi të dytin, për të vulosur takimin.

Vllaznia mban vendin e dytë me 49 pikë, ndërsa Partizani renditet i katërti me 40 pikë.





Lajmet e fundit nga