web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milan-i me drejtor sportiv të ri, pritet edhe trajneri

22 Mars 2025, 15:08, Sport CNA

Milan-i me drejtor sportiv të ri, pritet edhe trajneri

Milan-i dëshiron të finalizojë zgjedhjen e drejtorit të ri sportiv deri në mes të prillit. Për momentin në krye të listës është Fabio Paratici, i cili ka ushtruar të njëjtin profesion te Juventus-i dhe Tottenham-i. Gara është ende e hapur dhe në garë është edhe Igli Tare, i cili pas largimit nga Lazio ka intensifikuar udhëtimet dhe kontaktet e tij në pritje të një projekti bindës.

Pasi të zgjidhet, drejtori i ri sportiv do të duhet të hyjë në punë menjëherë sepse ka disa çështje prioritare si rinovimi i kontratave të Maignan dhe Theo Hernandez dhe zgjedhja e trajnerit të ri pasi ka pikëpyetje të madhe për Sergio Conceiçao.

Ka disa emra që qarkullojnë, në radhë të parë ai i Massimiliano Allegri-t, një profil i lidhur me Paratic-in duke qenë se të dy kanë punuar së bashku te Juventus-i. Alternativat janë Sarri, De Zerbi dhe Fabregas, edhe pse për momentin nuk ka asgjë konkrete.





Lajmet e fundit nga