web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesfushori i Kombëtares me ekip të ri, zyrtarizohet në Gjermani

20 Maj 2026, 19:39, Sport CNA

Mesfushori i Kombëtares me ekip të ri, zyrtarizohet në Gjermani

Enis Çokaj është zyrtarisht lojtar i Bochum, duke nisur një aventurë të re në Bundesligën e dytë gjermane. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është larguar nga Panathinaikos pas përfundimit të kontratës me klubin grek.

Edhe pse marrëveshja është mbyllur tashmë, transferimi me dokumentacion të plotë do të hyjë në fuqi më 1 korrik. Çokaj ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin gjerman, e vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Karriera e 26-vjeçarit ka nisur te Vllaznia, ndërsa më pas ai ka luajtur për skuadra si Lokomotiva Zagreb, Laçi, Panathinaikos, Osijek dhe Levadiakos. Aktivizimet në kampionatet kroate dhe greke i kanë dhënë eksperiencë në futbollin europian, ndërsa tani mesfushori do të provojë një eksperiencë të re në futbollin gjerman.

Me Kombëtaren shqiptare, Çokaj numëron 6 ndeshje, të gjitha gjatë periudhës kur në pankinën kuqezi ishte Edoardo Reja. Mesfushori është grumbulluar edhe gjatë drejtimit të Silvinjo, por nuk arriti të aktivizohej në asnjë takim zyrtar.





Lajmet e fundit nga