“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla kërkoi nga Greqia përmbylljen e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të kontributeve shoqërore, duke theksuar se qindra mijëra shqiptarë që kanë punuar për dekada në vendin fqinj meritojnë të përfitojnë pensionet e tyre.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se Shqipëria ka arritur tashmë marrëveshje të tilla me dhjetë vende të Bashkimit Europian, ndërsa negociatat me Greqinë duhet të përfundojnë sa më shpejt.
“Po kemi të paktën një milion shqiptarë që kanë punuar në Greqi për 35 vjet. Mezi pres që Parlamenti grek dhe Parlamenti i Shqipërisë të votojnë marrëveshjen për njohjen e dyfishtë të kontributeve shoqërore. Greqia ua ka borxh qindra mijëra qytetarëve shqiptarë që kanë punuar atje për vite me radhë”, deklaroi Balla.
Ai reagoi edhe ndaj deklaratave të Ministrisë së Jashtme greke për të ngjarjet në Nartë. Balla theksoi se vendi ynë respekton plotësisht kriteret europiane, por kundërshtoi pretendimet që Narta të konsiderohet territor i minoritetit grek.
“Narta është tokë shqiptare, autoktone”, u shpreh ai, duke shtuar se në zonë kanë bashkëjetuar shqiptarë dhe pjesëtarë të pakicës greke, por kjo nuk ndryshon karakterin shqiptar të krahinës.
Një pjesë e rëndësishme e fjalës së Ballës iu kushtua edhe debatit për investimin në Zvërnec. Ai mbrojti projektin strategjik dhe deklaroi se investitorët nga Katari kanë investuar deri tani 225 milionë dollarë, ndërsa shteti shqiptar ka detyrimin ligjor të garantojë investimin.
Sipas Ballës, SPAK duhet të hetojë çdo dyshim mbi dokumentacionin e pronave, por kjo nuk cenon të drejtat e investitorëve që kanë investuar në Shqipëri. Ai akuzoi gjithashtu kundërshtarët e projektit se po përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit në kulmin e sezonit turistik përmes shpërndarjes së pamjeve dhe informacioneve që krijojnë perceptimin e një situate të tensionuar në vend.
Gjatë debatit në Kuvend, Balla sulmoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për qëndrimet e tij lidhur me protestat për Zvërnecin. Sipas tij, Berisha ka ndryshuar qëndrim brenda pak ditësh, lidhur me investimin.
“E paimagjinueshme se si mund ta dredhë burri në një moshë kaq të përparuar. Brenda 72 orëve të mbajë këtë ndryshim qëndrimi”, tha Balla, duke shtuar se nuk kishte pasur asnjë dyshim se Berisha do të ndryshonte pozicion.
Balla dënoi gjithashtu çdo përpjekje për të zhvendosur protestat pranë selive të partive politike, duke argumentuar se veprime të tilla mund të krijojnë përplasje të panevojshme mes militantëve dhe të largojnë vëmendjen nga kauzat qytetare./ CNA
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar në Kuvend pa...
Ditën e nesërme në Tivat të Malit të Zi do të zhvillohet s...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur në Kuvend për urdhrin...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur në Kuvend lidhur ...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe...
Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj të ri që p...
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur dit...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në interpelanc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur jas...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një denoncim të qytetar...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, shprehu...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për ngja...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Ditën e djeshme, në protestën e organizuar përpara Kryemin...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...