Interpelanca me ministrin Karakaçi/ Afatet nga përfundimi i hyrjes në Shkodër, tek Ura e Bahçallëkut dhe rruga Milot-Balldren
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, n...

Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj të ri që parashikon krijimin e Urdhrit të Agronomit dhe vendosjen e licencimit të detyrueshëm për ushtrimin e profesionit të agronomit në Shqipëri. Sipas projektligjit “Për Urdhrin e Agronomit në Republikën e Shqipërisë”, “asnjë individ nuk mund të ushtrojë profesionin e agronomit në Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Agronomit”. Gjithashtu, profesionet e lidhura me agronominë do të duhet të regjistrohen në një regjistër të veçantë profesional.
Projektligji përcakton se Urdhri i Agronomit do të jetë një “ent publik jobuxhetor, me personalitet juridik, i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij”, me detyrën për të administruar regjistrin profesional, për të lëshuar, pezulluar ose hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit, si dhe për të mbikëqyrur respektimin e etikës dhe standardeve profesionale.
Në relacionin shoqërues, Ministria e Bujqësisë argumenton se sektori bujqësor kontribuon me mbi 18% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe siguron punësim për rreth 40% të popullsisë aktive, ndërsa profesioni i agronomit ka mbetur deri më sot pa një kuadër të posaçëm rregullues.
Dokumenti shoqërues evidenton se aktualisht nuk ekziston një bazë e detyrueshme të dhënash për agronomët, nuk ka mekanizma të posaçëm për sanksionimin e praktikave joprofesionale dhe mungon një sistem i detyrueshëm i zhvillimit profesional të vazhdueshëm.
Sipas relacionit, mungesa e rregullimit institucional ka ndikuar edhe në sigurinë ushqimore. Ministria referon raste të dokumentuara të keqpërdorimit të pesticideve, plehrave kimike dhe produkteve fitosanitare nga persona pa formim profesional, duke sjellë produkte me ngarkesë kimike mbi kufijtë e lejuar të Bashkimit Europian dhe raste të kthimit të mallrave në eksport.
Projektligji parashikon gjithashtu që agronomët të dokumentojnë rekomandimet teknike që japin, të garantojnë gjurmueshmërinë e ndërhyrjeve agronomike dhe të mbajnë evidenca të verifikueshme për trajtimet dhe protokollet e zbatuara.
Në relacion thuhet se krijimi i Urdhrit të Agronomit synon të garantojë cilësinë dhe kompetencën profesionale përmes diplomimit universitar, provimit të shtetit, zhvillimit profesional të vazhdueshëm dhe respektimit të kodit të etikës.
Një nga funksionet e reja të strukturës do të jetë edhe mekanizmi disiplinor. Projektligji parashikon masa që variojnë nga vërejtja me shkrim deri te përjashtimi i përkohshëm nga Urdhri për një periudhë deri në tri vjet. Gjithashtu, komisionet disiplinore do të kenë të drejtë të vendosin gjoba nga 1,500 deri në 100 mijë lekë për shkelje profesionale.
Në aspektin institucional, Urdhri do të bashkëpunojë me Ministrinë e Bujqësisë, Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe institucionet e tjera kërkimore e arsimore të sektorit. Projektligji parashikon që ministria të informohet çdo gjashtë muaj mbi anëtarësimet dhe masat disiplinore të marra.
Për ngritjen e institucionit të ri, projektligji parashikon financim nga buxheti i shtetit për vitin e parë të funksionimit. Sipas përllogaritjeve të paraqitura në relacion, kostoja totale për vitin e parë arrin në rreth 42.3 milionë lekë, ku zëri më i madh i shpenzimeve lidhet me krijimin e regjistrit elektronik profesional.
Pas vitit të parë, Urdhri i Agronomit parashikohet të financohet nga kuotizacionet e anëtarëve, tarifat e regjistrimit, tarifat për shërbime dhe burime të tjera të ligjshme.
Projektligji parashikon që zgjedhjet e para të organeve drejtuese të organizohen nga një komision i përkohshëm i ngritur nga ministri përgjegjës për bujqësinë, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit./Monitor
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur dit...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në interpelanc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur jas...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një denoncim të qytetar...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, shprehu...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për ngja...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Ditën e djeshme, në protestën e organizuar përpara Kryemin...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për "CNN Int...
Këshilli i Ministrave ka autorizuar Korporatën e Investime...
Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari ka deklaruar...
Kryeministri Edi Rama ka folur për CNN lidhur me çështjen ...
Kryetarët e bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kun...
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parl...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...