web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çmenduri në Maqedoninë e Veriut! Shkëndija, Shkupi dhe Struga me pikë të barabarta

1 Maj 2024, 18:51, Sport CNA

Fundi i kampionatit në Maqedoninë e Veriut, mund të quhet pa frikë i çmendur.

Tre ekipet shqiptare, Struga, Shkupi dhe Shkëndija, duelojnë për titullin dhe janë me pikë të barabarta. 

Humbjet e Strugës dhe Shkupit, i kanë dhënë mundësinë Shkëndijës së Tetovës që t’u bashkohet në kreun e renditjes.

Shkëndija ka fituar 3-2 përballë Brera Strumica me përmbysje. Kështu, kuqezinjtë e Tetovës kanë arritur kuotën e 58 pikëve dhe aktualisht kanë golavarazhin më të mirë se rivalët me të cilët do të diskutojnë titullin në javët e mbetura.

Shkupi është mundur me shifrat 2-0 nga Gorsitvari, ndërsa Struga 3-2 nga Tikves, duke u përmbysur në minutat e fundit, kur goli i Luan Silva në shtesë u dha fitoren vendasve.





Lajmet e fundit nga