web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbledhje urgjente te Skënderbeu, presidenti Takaj i ashpër me lojtarët

16 Janar 2024, 19:14, Sport CNA

Mbledhje urgjente te Skënderbeu, presidenti Takaj i ashpër me

Skënderbeu po kalon një moment të vështirë në kampionat, teksa në katër ndeshjet e fundit numëron tri humbje dhe një barazim.

Në kushte të tilla nuk kishte si të mungonte edhe një mbledhje e shpejtë në radhët e korçarëve, atje ku si presidenti Ardjan Takaj edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç, kërkojnë që t’i japin fund vuajtjeve në ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Dinamos në shtëpi. Ndeshje e cila sipas tyre është një ndeshje ku fitorja është detyrim, në të kundërt pritet që të ketë tërmet në radhët e Skënderbeut. I ashpër ka qenë në fjalët e tij presidenti Takaj drejtuar lojtarëve dhe stafit duke dhënë kështu ultimatumin për ndeshjen me Dinamon.

Kjo vjen edhe për shkak se në dy javët e ardhshme Skënderbeu do të luajë në transfertë dhe momenti bëhet akoma edhe më i vështirë. Nga ana tjetër, po kaq i vendosur ka qenë edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç me të tijtë. Në analizën e zhvilluar me lojtarët, Gvozdenoviç ka dënuar përgjumjen dhe pasaktësinë e treguar në momentin e penalltisë shkaktuar në Rrogozhinë.





Lajmet e fundit nga