LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Juventusi përgatitet për rikthimin e Pjaniçit

1 Gusht 2022, 16:02, Sport CNA
Juventusi përgatitet për rikthimin e Pjaniçit
Miralem Pjanic

Juventusi duket se nuk do të ndalet në merkato, ku pas transferimeve të Di Marias, Pogbasë dhe Bremerit, “Zonja” duket se ka nisur nga puna për një rikthim të bujshëm siç është mesfushori Miralem Pjaniç.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, bardhezinjtë kanë nisur kontaktet me agjentin e futbollistit i cili nuk ka arritur dot të përshtatet te Barcelona pas transferimit atje në një marrëveshje që dërgoi në Torino brazilianin, Arthur.

Pjaniç do të ishte një zgjidhje ideale për Alegrin i cili e njeh mirë lojtarin dhe do ta aktivizonte menjëherë si titullar duke parë dhe problemet e fundit me dëmtimet e Pogbasë dhe Mekenit.

Lajmet e fundit nga