web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interes maksimal në Shkodër, tifozët e Vllaznisë e kthejnë në festë 2 orë para ndeshjes

21 Korrik 2022, 19:34, Sport CNA

Vllaznia luan sot me Universitatea Craiova për turin e dytë të Conference League. Në 21:00 në “Loro Boriçi”, shkodranët kanë detyrë të vështirë kundër rumunëve, teksa kërkojnë të dalin me kokën lart nga ndeshja e parë.

Mbi 10 mijë tifozë do jenë sot në stadium, me qytetin që gumëzhin nga Vllaznia evropiane. Të shumtë kanë qenë tifozët që kanë udhëtuar në kryeqendrën e veriut edhe nga qytete të tjera, teksa mbështetja e kuqebluve do jetë bonus për djemtë e Josës.

Dy orë para duelit, tifozët kanë nisur grumbullimin me këngë dhe birra, duke mos munguar flamujt e Vllaznisë.





Lajmet e fundit nga