web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elseid Hysaj drejt largimit nga Lacio, ja ku do të transferohet

21 Korrik 2022, 12:22, Sport CNA

Elseid Hysaj vijon të jetë në qendër të merkatos së verës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare së fundmi ka dalë në skenë në Spanjë, teksa raportohet se Valencia është klubi i interesuar për të.

Siç bën me dije “La Repubblica”, trajneri Genaro Gatuzo ka shprehur dëshirën për ta pasur shqiptarin nën urdhrat e tij. Megjithatë, problem mbetet kontrata që Hysaj ka me Lacion. Trajneri Mauricio Sarri duket se nuk e ka në plane dhe vendi i titullarit për shkodranin është në diskutim.

Kësisoj, e ardhmja e tij pritet të jetë larg kryeqytetasve. Veç Valencias, edhe Majorkës ishte vendosur pas mbrojtësit të djathtë. Zhvillime të reja priten në vazhdim sa i përket të ardhmes së Elseid Hysajt që duket se po i jep fund aventurës në Itali.





Lajmet e fundit nga