SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ai i UEFA-s, Aleksander Ceferin, dërguan mesazhe përshëndetëse për FSHF-në, në mbrëmjen gala, të organizuar nga kjo e fundit.
Infantino solli në vëmendje rritjen e Shqipërisë në futboll dhe kualifikimin në Europian si kryesuese grupi, teksa theksoi se shpreson që të shohë kombëtaren shqiptare të garojë në Botërorin e 2026-ës.
Mesazhi i plotë i Infantinos:
“I dashur President Duka, i dashur Armand,
Të dashur kolegë në Federatën Shqiptare të Futbollit,
Të dashur miq,
Në një mbrëmje të tillë si kjo që po shijoni sonte, ne festojmë momentet më të mira të futbollit shqiptar dhe vendi juaj sigurisht që ka shumë për t’ju ndjerë krenar, pas një viti 2023 fantastik.
Në vitin 2022, ne festuam 90-vjetorin e anëtarësimit të Federatës Shqiptare të Futbollit në FIFA dhe ju mirëpritët finalen e një kompeticioni evropian për klube në kryeqytetin tuaj të bukur. Këtë vit ju keni siguruar pjesëmarrjen tuaj në finalet e EURO 2024 – duke u renditur për herë të parë në krye të grupit tuaj kualifikues.
Epo, unë vetëm mund t’ju përgëzoj të gjithëve, Presidentin Duka, trajnerin e Kombëtares Sylvinho, të gjithë lojtarët dhe stafin që e kanë bërë të mundur këtë arritje. Jam i sigurt që verën e ardhshme do ta bëni krenar vendin tuaj në Gjermani.
Sigurisht, me Kupën e Botës FIFA për femra, ishte gjithashtu një vit i madh për FIFA-n dhe për futbollin e femrave. Ishte një turne transformues, Kupa e Botës më e mirë e FIFA-s për femra deri më sot, dhe jam i kënaqur të shoh që Federata Shqiptare e Futbollit po fokusohet gjithashtu në përfshirjen e sa më shumë vajzave dhe grave në futboll dhe ne po shohim progres pozitiv gradual në renditjen botërore në këtë aspekt.
E kam mirëpritur me entuziazëm strategjinë e futbollit të vajzave “Rising Stars”, që ju prezantuat kohët e fundit dhe dua t’ju inkurajoj që të ndiqni synimet tuaja – imagjinoni sa fantastike do të ishte të shikonim Kombëtaren e Shqipërisë në Kupën e Botës FIFA me 48 ekipe në 2026-n dhe Kombëtaren e vajzave në Kupën e Botës FIFA për femra një vit më pas!
Jo vetëm kaq, por me më shumë mundësi të krijuara në nivelet e moshave falë turneve të përvitshëm të FIFA-s me një pjesëmarrje gjithnjë e më të gjerë, pres me padurim të shoh ekipet shqiptare të moshave për vajza dhe djem të bëjnë progres dhe të marrin pjesë në kompeticionet tona U-17 dhe U-20 në një të ardhme shumë të afërt.
E di që e ardhmja e futbollit në Shqipëri është në duar të sigurta dhe shumë të afta, falë edhe mbështetjes së Qeverisë dhe Kryeministrit, mikut tim të dashur Edi Rama dhe jam i sigurt që do të vazhdoni ta bëni lojën e bukur edhe më të bukur falë të menduarit në mënyrë inteligjente dhe krijuese, dhe, natyrisht, vendosmërisë dhe punës tuaj të palodhur. Dhe ju tashmë prisni kaq shumë zhvillime vitin e ardhshëm.
Urime fituesve të çmimeve për arritjet e tyre këtë vit dhe, natyrisht, ju uroj të gjithëve një mbrëmje të mrekullueshme.
Shihemi së shpejti. Një përqafim i madh për të gjithë. Mirupafshim.”
Sakaq, Ceferin tha se Shqipëria ka arsye të festojë, duke parë ecurinë e shpejtë të zhvillimit të futbollit në vend, teksa solli në vëmendje kualifikimin në Europian, por edhe eventet e organizuara nga FSHF.
Mesazhi i plotë i Aleksander Cferin:
Të dashur të ftuar, të dashur miq të futbollit dhe miku im i dashur Armand!
Nëse ndaleni një moment dhe analizoni vitin që po lëmë pas, keni çdo arsye për t’u ndjerë krenarë për veten tuaj. Futbolli në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta me disa arritje të jashtëzakonshme që flasin shumë. Investimet e mençura në infrastrukturën e futbollit po japin rezultate, ashtu si puna e palodhur, vizioni i qartë dhe respekti për futbollin dhe vlerat e tij thelbësore. Kombëtarja shqiptare bëri një fushatë të jashtëzakonshme kualifikuese për në Euro, duke u renditur në krye të grupit përpara Polonisë dhe Republikës Çeke.
Dua të përgëzoj ekipin tuaj për gjithë punën e mirë dhe që i bëri tifozët e tyre shumë krenarë. Ju uroj sa më shumë fat në Gjermani verën e ardhshme. Jam gjithashtu i kënaqur të shoh rritjen e vazhdueshme të futbollit të vajzave, rezultatet solide si në nivel klubesh ashtu edhe me ekipet kombëtare që tregojnë se ju jeni në rrugën e duhur.
Federata Shqiptare e Futbollit është bërë gjithashtu një organizatore shumë e mirë duke mirëpritur mbi 10 turne kualifikues të UEFA-s në të gjitha nivelet e moshave.
Nuk kam asnjë dyshim se turneu Euro U-17 në vitin 2025 do të jetë shumë i suksesshëm, ashtu siç ishte finalja e Ligës së Konferencës në vitin 2022.
Më lejoni ta mbyll duke ju uruar një vit të ri të mbushur me gëzim, begati dhe suksese, si brenda dhe jashtë fushës së futbollit. Dhe tani shijoni shfaqjen."
Enea Jorgji, Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja ishin kandidat...
Përveç çmimeve individuale, në Mbrëmjen Gala të organizuar n...
Mbrëmja gala “Më të Mirët 2023”, organizuar nga FSHF, po mer...
Futbollisti më i mirë për vitin 2023 në futbollin e meshkujv...
Kryeministri Edi Rama në Mbrëmjen e Madhe të Yjeve të ...
Në Mbrëmjen Gala të organizuar nga FSHF, dy nga çmimet më të...
Silvino ka marrë ditën e sotme shtetësinë shqiptare. Krye...
Mbrëmja gala e “Më të Mirët 2023” organizuar nga Federata Sh...
I ftuar në mbrëmjen gala të FSHF-së, ish-trajneri i Shqipëri...
Java e 18-të e Superiores, do të mbyllë siparin e vitit kale...
Roma po mendon që të rikthejë në kampionatin italian Leonard...
Vetëm pak minuta më para, Partizani bëri me dije se Victor d...
Lëvizje e papritur te Partizani. Victor da Silva nuk është m...
Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet...
Në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti i përballjeve di...
Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën 1/8-ave të Champi...
Në Nyon të Zvicrës po hidhet shorti për fazën e 1/8-ave, ku ...
Florent Hasani pa diskutim nuk do të jetë lojtari i vetëm që...
Te Real Madrid-i kanë marrë një lajm aspak të mirë. David Al...
Specialisti i moviolës, Bujar Pregja, analizoi rastet e dysh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...