web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historike, skiatorja e Shqipërisë merr vendin e dytë në kampionatin Botëror

23 Nëntor 2024, 15:35, Sport CNA
Historike, skiatorja e Shqipërisë merr vendin e dytë në
Lara Colturi

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive, Lara Colturi, ka siguruar një arritje historike.

Italiania që garon për flamurin “kuqezi” në Botërorin e Skive, arriti një rezultat historik, duke u renditur e 2-ta në etapën e tretë të këtij kampionati.  

Flamuri shqiptar valvitet për herë të parë në podiumin e një Kupe Bote për ski.

Colturi e mbylli garën e dyta, pas amerikanes Mikaela Shiffrin, teksa podiumi u plotësua nga skiatorja e Zvicrës, Camille Rast.

18-vjeçarja që përfaqëson Shqipërinë u ngjit për herë të parë në podiumin e një etape të Kampionatit Botëror.

Kjo është hera e parë për Shqipërinë, që arrin të jetë mes më të mirëve në botë në ski për femra dhe kjo falë Lara Colturit, e cila duket se ka një të ardhme shumë të ndritur përpara./CNA

Historike, skiatorja e Shqipërisë merr vendin e dytë në





Lajmet e fundit nga