web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëmtimi me Kombëtaren, zbulohet koha e rekuperimit të Ernest Muçit

23 Nëntor 2024, 14:05, Sport CNA
Dëmtimi me Kombëtaren, zbulohet koha e rekuperimit të Ernest
Ernest Muci

Ernest Muçi ishte pafat në ndeshjet e Kombëtares gjatë muajit nëntor, në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi “kuqezi” u dëmtua në sfidën ku luajti si titullar i Shqipërisë, përballë Ukrainës dhe u detyrua që të linte fushën e lojës.

Muçi la fushën e lojës në minutën e 51’ pas një problemi muskulor, teksa u zëvendësua nga Arbër Hoxha.

Pas vizitave mjekësore në Turqi, u konfirmua që sulmuesi do duhet të qëndrojë jashtë fushës së blertë për të paktën dy javë.

Përmes një njofimi zyrtar, klubi i Besiktas-it bëri me dije se testet që i ishin bërë lojtarit për problemet në kofshën e majtë, kishin pikasur tërheqje dhe hemorragji të brendshme.

Ernest Muçi ka nisur menjëherë fazën e terapisë me stafin mjekësor për rekuperimin.

Në një situatë të tillë, Muçi do të humbasë ndeshjet ndaj Goztepe, Hatayspor, si dhe takimin e Europa League ndaj Maccabi Tel Aviv.

Te Besiktas shpresojnë që të arrijnë të rekuperojnë Muçin për derbin ndaj Fenerbahces që luhet më 7 dhjetor./CNA





Lajmet e fundit nga