web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Girona nuk është më surprizë, mposht Barcelonën dhe shkëputet në krye të La Liga-s

10 Dhjetor 2023, 23:39, Sport CNA

Girona nuk është më surprizë, teksa i jep leksion futbolli Barcelonës në Montjuic (2-4) dhe merr e vetme kreun e renditjes në La Liga pas javës së 16-të. E konsideruar befasia e kësaj pjese të parë të sezoni, dominoi në derbin e Katalunjës, duke u shfaqur pikërisht në stilin e “blaugranava” në organizimin e lojës dhe qarkullimin e topit dhe me karakteri e shfaqur në fushë.

Një fitore 2-4 mes emocioneve dhe spektaklit, që hedh poshtë çdo aludim se ecuria e kësaj skuadre është rastësi.

Golat e Dovbyk, Gutierrez, Valey e Stuani bënë që finalizime e Lweandowskit e Gundogan të merrnin vetëm vlerë statistikore.

Një humbje e rëndë për Barcelonën, që tregon ndoshta limitet që ka skuadra e Xavit.

Girona me këtë fitore madhështore ngjitet në kuotën e 41 pikëve, dy më shumë se Reali i Madridit, kurse Barça mbetet në vendin e katërt me 34 pikë.





Lajmet e fundit nga