web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gol dhe penallti e anuluar, Erzeni-Kukësi nuk prodhon fitues

10 Dhjetor 2023, 16:20, Sport CNA

Është mbyllur në barazim pa gola, sfida mes Erzenit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 16-të në Superiore.

Pas një pjese të parë pa shumë raste, në të dytën skuadrat u futën me një marsh tjetër.

Fillimisht ishin verilindorët që fituan penallti, por VAR e anuloi, ndërsa shijakasit gjetën rrugën e rrjetës, por sërish teknologjia e anuloi.

Në fund skuadrat ndanë pikët dhe Erzeni e sheh veten në vendin e parafundit me 17 pikë, po aq sa edhe Kukësi i vendit të gjashtë.





Lajmet e fundit nga