web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vllaznia fiton me përmbysje, “thyhet” Dinamo e Mehmetit

10 Dhjetor 2023, 18:52, Sport CNA

Vllaznia u rikthye te fitorja, teksa mposhti me rezultatin 3-1 Dinamo City, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superiore.

Një fitore e rëndësishme për shkodranët, ndërsa në krahun tjetër Dinamo pëson humbjen e parë nën drejtimin e trajnerit Dritan Mehmeti.

Ndeshja nisi mirë për kryeqytetasit, që kaluan të parët në avantazh, me një gol të Denisson në minutën e 5-të.

Megjithatë vendasit përmbysën gjithçka që në pjesën e parë, me golat e Çobës në minutën e 11 dhe Grudës në minutën e 31.

Në pjesën e dytë, ishte Bekim Balaj, i cili shënoi në minutën e 55-të dhe vulosi shifrat në 3-1.

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e pestë me 20 pikë dhe kalon Dinamon me 19 pikë.





Lajmet e fundit nga