web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Garë e fortë në distancë, mësoni ndeshjet e sotme në Kategorinë e Dytë

6 Nëntor 2022, 11:53, Sport CNA

Kategoria e Dytë mbyll javën e gjashtë ditën e sotme dhe në fushë do të zbresin plot 16 ekipe në 8 ndeshje që do të luhen të gjitha në orën 14:00. Në Grupin A, Valbona dhe Gramshi presin Velecikun dhe Vorën. Vora pritet ta ketë të lehtë në letër me Gramshin që ndodhet në fund të renditjes me zero pikë ndërsa duel i fortë pritet të jetë ai mes Valbonës dhe Velecikut.

Në Grupin B do të zbresin të gjithë skuadrat në fushë. Elbasani, Luftëtari dhe Pogradeci presin në shtëpi Butrintin, Albpetrolin dhe Memaliajn me tre ekipet vendase që sëbashku me Labërinë, e cila sfidon në transfertë Devollin, do të garojnë në distancë me njëra-tjetrën. Dy ndeshjet e tjera janë Tepelena – Shkumbini dhe Maliqi – Delvina.





Lajmet e fundit nga