Pike pas lamtumirës: Kam lindur dhe do të vdes këtu!
Zherard Pike i ka dhënë dje lamtumirën si futbollist i...

Trajneri i Kombëtarë, Edi Reja, doli ditën e djeshme në konferencën për shtyp, në prag të testit miqësor që Shqipëria do të luajë të më datën 9 nëntor ndaj Katarit. Në listën e teknikut kuqezi, me përjashtim të Abazajt dhe portierit Shala, të gjithë lojtarët e ftuar ishin nga kampionati shqiptar.
Në prononcimin përballë gazetarëve, Reja foli për situatën aktuale në kampin kuqezi, teksa u shpreh se të gjithë futbollistët e kanë merituar ftesën. Sipas italianit, baza e Shqipërisë duhet të jetë tek të rinjtë. Ai preku gjithashtu edhe çështjen e të ardhmes si dhe ndau përshtypjet e tij për kampionatin shqiptar.
Ku ndryshon kjo miqësore nga ajo me Arabinë Saudite?
Ne vazhdojmë punën tonë edhe me këtë ndeshje për të shikuar lojtarët sidomos ata të Superiores, në mënyrë që të tregojnë vlerat. Për sa i përket miqësores me Arabinë Saudite mendoj se meritonim dhe fitoren. Tani kemi përballë Katarin, një skuadër akoma më të mirë se Arabia Saudite. Një kombëtare që ka marrë lojtarë nga jashtë. Për Shqipërinë është një test shumë i rëndësishëm. Për t’i dhënë një mundësi lojtarëve që të tregojnë se e meritojnë në të ardhmen një ftesë nga Kombëtarja.
Nga 1 te 10 sa ndryshon kjo Kombëtare me Kombëtaren A?
Unë jam i bindur se ky grup do të bëj një paraqitje mjaftë të mirë me Katarin, por s’mund të bëj një krahasim të veçantë për çdo individë. Këta lojtarë e meritojnë që të luajnë me Kombëtaren shqiptare. Ne i japim mundësinë sepse i kemi ndjekur vazhdimisht. Për mua nuk ka ndryshim midis kësaj Kombëtareje ose asaj A, për mua janë të gjithë njësoj.
Cilët nga këta futbollistë që janë grumbulluar mund të jenë pjesë e Kombëtares në të ardhme?
Kam disa lojtarë që më kanë përshtypje të mira dhe mund t’i ftoj në të ardhme. Nuk do të doja të merresha me emra të veçantë. Janë të gjithë lojtarë shumë të vlefshëm. Janë lojtarë që kanë vlera të rëndësishme dhe kanë bërë paraqitje shumë të mirë, duke shprehur potencialin e tyre. Këtë herë do të kem mundësi të aktivizoj lojtarë që nuk do të luajnë thjesht 45 minuta, ndoshta do të luajnë 60 minuta apo më shumë. Ndaj Arabisë Saudite, doja që të luanin të gjithë. Do të jetë mundësi e mirë për ta por edhe për stafin teknik, për të marrë më shumë indikacione.
Ndonjë te re për të ardhmen?
Nuk ka ndryshuar asgjë në krahasim me herën e fundin. Nuk ka asnjë të re. Kur të mbarojë kontrata do të ulemi me të gjithë dhe do të diskutojmë për të ardhmen.
Përshtypja për lojtarët e kampionatit shqiptar…
Vlerësimi im është shumë pozitiv, ka shumë aspekte të mira, siç ka edhe mangësitë e veta. Flitet shpesh që edhe niveli i Serisë A nuk është aq lartë në krahasim me vendet e tjera, dhe kombëtarja italiane e vuan këtë fakt me rivalët e mëdhenj të Europës. Gjërat që duhen thënë është se duhet të punojmë shumë me të rinjtë, me bazën. Lojtarët e kanë marrë formimin e tyre dhe baza është shumë e rëndësishme.
Fokusi në Shqipëri duhet të jetë te futbolli i moshave, për të formuar lojtarët në aspektin taktik. Lojtarët fizikisht ishin shumë mirë, por nga ana taktike kanë probleme. Duhet të jemi më shumë kompetitiv për tu rritur. Kam ndjekur Kombëtaren U-17, mund të them që ka një përmirësim gradual, duhet të përmirësohemi. Janë shumë të vlefshme këto teste, për të parë se ku jemi dhe sa të aftë jemi për t’u përballur me Kombëtaret e tjera. Për lojtarët e kampionatit shqiptar është mundësi e mirë për eksperiencë. Të rinjtë duhet të rriten sa më mirë dhe të përmirësohen veçanërisht në aspektin taktik.
E meritojnë një shans disa lojtarë të tjerë si Rroca ose Ndreca?
Ky është një diskutim i përhershëm. Ne nuk mund t’i marrim dot të gjithë. Po të vësh re listën mosha më e madhe është 25 vjeç. Ka dhe lojtarë të tjerë të vlefshëm në kampionatin shqiptar. Por unë kam zgjedhur ata që duken më të përshtatshëm. Në të ardhmen do të kemi mundësinë t’i japim shansin lojtarëve të tjerë. Mendoj se këta janë lojtarët që unë kam zgjedhur dhe që mendoj se do t’i shërbejnë të ardhmes. Një problem është dhe fakti që kjo nuk është datë e UEFA-s dhe klubet nuk i japin leje kollaj. Do të donim të kishim dhe lojtarë të tjerë, por klubet nuk i lënë. Një rast konkret ishte me një lojtar të Leçes, i datëlindjes 2003, nuk na e dhanë lejen. Unë fola personalisht, por nuk na e lanë.
Dy miqësoret e vërteta me Italinë dhe Armeninë, test para kualifikueseve. Fuqi për të synuar kualifikimin?
Pritshmëritë e mija janë që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë. sa i përket kompeticionit zyrtar, unë mendoj se i kemi shanset tona për t’u kualifikuar. Polonia dhe Çekia janë kundërshtarë shumë të fortë, por nëse rregullojmë gabimet tona ne mund të jemi kompetitiv dhe të dalim të dytët. Për mua të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Për mua e rëndësishme është edhe Katari. Lojtarët kanë një rast për të treguar edhe vlerat e tyre. E njëjta gjë është dhe ndeshja me Italinë, që motivimi është diçka tjetër. Për mua e rëndësishme është të tregojmë vlerat tona. Meraku i vetëm është mentaliteti. Disa herë tregohemi mendjemëdhenj me veprimet tona në fushë. Është i vetmi problem që unë kam hasur te Kombëtarja shqiptare dhe mendoj se duhet rregulluar.
Zherard Pike i ka dhënë dje lamtumirën si futbollist i...
Barcelona fitoi 2-0 ndaj Almerias, sukses që ka ngjitur ek...
Milani vuan shumë për të marrë 3 pikët në duelin e radhës në...
Lukas Podolski ka realizuar një kryevepër në kampionatin p...
Mauro Ikardi po e kthen dhimbjen në forcë pas ndarjes nga Va...
Napoli vazhdon marshimin e tij të pandalshëm në Serinë A, në...
Në javën e trembëdhjetë të Bundesligës vazhdon momenti pozit...
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin për miqësoren...
Manchester City ka arritur që të marrë një fitore shumë të v...
Orges Shehi do të braktisë Tiranën. Ama vetëm për disa ditë....
Kanë përfunduar 3 takimet e orës 14:00, në Kategorinë e Parë...
Ish-mbrojtësi korçar, Kristi Vangjeli, ka dhënë së fundmi ...
Situatë kaotike te Lushnja. Dy golat e pësuar në pjesën e pa...
Për trajnerin e Kombëtares “kuqezi”, Edoardo Reja-n ishte ...
FC Helzag u shpall kampion i edicionit të dytë të ‘FSHF Sund...
Pak ditë nga shpallja e listës me 26 lojtarët e thirrur për ...
Ish-trajneri i Spanjës, Realit dhe Sevijas, Julen Lopetegi ë...
Gerard Pique po jeton orët e tij të fundit aktive. Qendërmbr...
Lacio nuk bëri paraqitjet e duhura në Ligën e Europës, duke ...
Kategoria e Dytë ngre siparin e saj të javës së gjashtë, me ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...