Braktisja e fshatrave/ Kriza ekonomike nxit largimet masive
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një turne të veçantë futbolli me ambasadat, në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit. Ky aktivitet, i organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” nën sloganin “Miqësi përmes Futbollit”, u zhvillua me pjesëmarrjen e gjashtë skuadrave.
Në këtë aktivitet të veçantë morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, Ambasadori Gjerman në Kosovë, Joern Rohde, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet të veçantë, që përcjell mesazhe pozitive nëpërmjet futbollit.
Gjithashtu, Presidenti Duka falënderoi ambasadorët gjermanë për mikpritjen fantastike të ekipit Kombëtar dhe tifozëve shqiptarë në Gjermani gjatë Euro 2024, si dhe riktheksoi se dyert e Federatës së Futbollit janë gjithmonë të hapura për çdo lloj bashkëpunimi që i shërben edukimit të fëmijëve dhe përmirësimit të jetës në vendin tonë.
Në radhë të parë dua t’ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu. Në veçanti, Ambasadorin Gjerman në Shqipëri, që është iniciatori i këtij turneu dhe Ambasadorin Gjerman në Kosovë. Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që jeni pjesëmarrës në këtë turne, përfaqësuesit e të gjitha skuadrave.
Jam vërtet shumë i kënaqur që jam sot këtu me ju dhe që më jepet mundësia të përcjell një mesazh për të gjithë ju dhe për të gjithë shoqërinë në përgjithësi. Fjala ime dhe e ambasadorëve ka nevojë për përkthim, por loja nuk ka nevojë për përkthim. Ajo është unike, flet vetë dhe për këtë është loja më e bukur në botë.
Jam shumë i lumtur që ne, të gjithë ata që punojmë në futboll, kemi komoditetin të përcjellim mesazhe shumë të rëndësishme për shoqërinë, sepse futbolli është loja më e bukur në botë. Të gjithë e duan dhe të gjithë duan ta luajnë, por të paktën e shijojnë dhe e ndjekin. Kjo na mundëson të përcjellim lehtësisht mesazhet, që është një nga objektivat tanë.
Sot, përveç kënaqësisë që futbollistët do të përjetojnë në fushë, mesazhi që ata do të përcjellin “miqësi përmes futbollit”, është shumë i rëndësishëm. Objektivat tona janë që nëpërmjet futbollit, të edukojmë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shoqërinë. Këto janë objektivat kryesorë, jo vetëm gara dhe fitorja. Por, nëpërmjet fitoreve mesazhi përçohet më mirë.
Përfitoj nga rasti që nëpërmjet ambasadorëve gjermanë në “Shtëpinë e Futbollit”, të falënderoj të gjithë gjermanët që mirëpritën skuadrën shqiptare dhe të gjithë tifozët shqiptarë gjatë “Euro 2024”, që ishte një manifestim fantastik nga pikëpamja organizative e UEFA-s, por edhe falë organizatorëve të shtetit gjerman dhe skuadrave që morën pjesë. Padyshim që ishte kampionati më i mirë i organizuar ndonjëherë në të gjitha këndvështrimet. Merita kryesore shkon për Gjermaninë dhe organizatorët atje.
Dua të ritheksoj që dyert e Federatës së Futbollit janë gjithmonë të hapura për çdo lloj bashkëpunimi që i shërben edukimit për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe që kontribuon në përmirësimin e jetës në vendin tonë dhe në të gjithë globin.
Në fund, duke qenë se jemi në prag festash, ju uroj të gjithëve atyre që ndjekin dhe luajnë futboll dhe mbarë shoqërisë gëzuar festat! Të kemi festa sa më të mbara dhe të presim një vit sa më të suksesshëm, 2025. Padyshim që të gjitha skuadrat do të luajnë për t’u kënaqur, por njëra do të fitojë”, – përfundoi Presidenti Duka.
Aktivitetin e përshëndetën edhe ambasadorët gjermanë. Në fjalën e tij, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, vlerësoi mikpritjen shqiptare dhe theksoi se ekipi Kombëtar dhe tifozët shqiptarë gjatë “Euro 2024” në Gjermani kanë lënë një përshtypje të mrekullueshme. Ai shtoi se vitin e ardhshëm Shqipëria do të mirëpresë një event shumë të rëndësishëm, Kampionatin Europian U-17.
“Faleminderit të gjithëve, ambasadorëve, kolegëve të ekipeve, pjesëmarrësve, të ftuarve dhe tifozëve. Jemi mirënjohës që ju kemi këtu. Faleminderit për mikpritjen shqiptare. Dhjetori i 2024-ës shënon mbylljen e një viti të ngjeshur me evenimente futbolli. Ju morët pjesë në Euro 2024, dhe dua të uroj Shqipërinë për ekipin dhe tifozët, të cilët kanë lënë një përshtypje të mrekullueshme në Gjermani. Ekipi bëri një lojë të mirë dhe sipas mendimit tim meritonte të shkonte më tej. Tifozët kanë lënë një përshtypje shumë pozitive për Shqipërinë, ishin të ngrohtë dhe u integruan mirë, pa shfaqur dhunë. Ishin miq të mirë në Gjermani. Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të mirëpresë një event shumë të rëndësishëm Kampionatin Europian U-17”, – tha Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Karl Bergner.
Aktiviteti vazhdoi me hedhjen e shortit, ku ekipet u ndanë në dy grupe, A dhe B. Në fund, në finale u kualifikuan skuadra e Ambasadës Gjermane në Shqipëri dhe Diplomatic League. Turneu u fitua nga skuadra e Ambasadës Gjermane në Shqipëri.
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Elbasanit dhe Vll...
Në Turqi, kanë shpërthyer polemikat për VAR-in, pas ndeshj...
Katër ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën...
Nuk prodhoi fitues sfida mes Laçit dhe Dinamos, e cila u m...
Egnatia triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në ndeshjen...
Bayern Munich i ka bërë një nderim të veçantë legjendës, F...
Egnatia ka kaluar në avantazh ndaj Skënderbeut. Në minutën...
Janë mbyllur pa gola pjesët e para në dy ndeshjet e Superi...
Mohamed Salah do të vazhdojë të jetë pjesë e Liverpool-it ...
Tjetër shkarkim te Manchester United. Klubi anglez nuk gje...
Duke nisur nga ora 13:30, do të luhen dy sfidat e para, të...
Kjo e diel, rezervon ndeshje interesante në disa nga kampi...
Serie A vjen me katër përballje të bukura këtë të diel. Në...
Premier League premton spektakël këtë të diel, me katër nd...
Kjo e diel rezervon tri përballjet e para për javën e 17-t...
Real Madrid u rikthye te fitorja në La Liga, pasi mposhti ...
Drejtori i Komunikimit në FSHF, Fatjon Kodra, ka reaguar p...
Juventusi shmangu vetëm në fund humbjen në shtëpi ndaj Bol...
Myrto Uzuni hyn në histori! Sulmuesi i Kombëtares shqiptar...
Pas barazimit, Egnatia do të luajë ndaj Skënderbeut në sht...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...