web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTOLAJM/ Leksion për Superioren, Skënderbeu-Dinamo për t'u marrë shembull

12 Shtator 2022, 16:19, Sport CNA
FOTOLAJM/ Leksion për Superioren, Skënderbeu-Dinamo për t'u
Pamje nga Skenderbeu-Dinamo

Skënderbeu dhe Dinamo barazuan dje 0-0 për javën e dytë në Kategorinë e Parë. Tej lojës, ajo që binte në sy ishte edhe numri i tifozëve në stadiumin e Korçës.

Afro 2 mijë tifozë ishin në shkallët e stadiumit, çka krijonte një atmosferë të mirë në një ndeshje futbolli. Veç tribunës kryesore që ishte në kapacitet maksimal, edhe ato përballë ishin preferuar nga korçarët.

Pas 13 vitesh në elitë, këtë sezon Skënderbeu luan në të Parën, me interesin që ka qenë i shtuar edhe këtë vit nga tifozët. Prezenca e tifozëve në stadium mund të merret shembull edhe nga klubet e Superligës, që ende nuk po mbushin shkallët.





Lajmet e fundit nga