web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Zyrtare, Ivan Gvozdenoviç nuk është më trajner i Skënderbeut

1 Dhjetor 2024, 11:14, Sport CNA
FOTO/ Zyrtare, Ivan Gvozdenoviç nuk është më trajner i
Ivan Gvozdenoviç

Ivan Gvozdenoviç nuk është më trajner i skuadrës së Skënderbeut.

Përmes rrjeteve sociale, klubi korçar bën me dije se trajneri 46-vjeçar ka mbyllur bashkëpunimin me ta.

“Faleminderit Ivan Gvozdenovic! Ivan Gvozdenoviç ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin e Skënderbeut. Trajneri është përshëndetur me stafin dhe lojtarët. Skënderbeu e falenderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi”, -shkruhet në postimin e Skënderbeut.

FOTO/ Zyrtare, Ivan Gvozdenoviç nuk është më trajner i

Në 15 javë kampionat të Kategorisë Superiore, Skënderbeu numëron tri fitore, katër barazime dhe tetë humbje.

Humbja 1-0 ndaj Laçi vulosi gjithçka, me Gvozdenoviç-in që zgjodhi të largohet nga drejtimi i skuadrës korçare./CNA

 





Lajmet e fundit nga