web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ E rëndë, ish-futbollisti i kombëtares turke qëllohet me armë

27 Shtator 2024, 14:19, Sport CNA
FOTO/ E rëndë, ish-futbollisti i kombëtares turke qëllohet
Serhat Akin, Burimi:Son Dakika

Ish-sulmuesi i kombëtares turke, Serhat Akin është qëlluar me armë zjarri në lagjen Beykoz, në Stamboll.

Ish-futbollisti që ka luajtur për ekipin e Fenerbahçes në Turqi, aktualisht ka kaluar në profesionin e komentatorit në vendin e tij.

Përmes rrjeteve sociale, Akin zbuloi se e kishin qëlluar me armë në këmbë.

“Më qëlluan në këmbë pas programit”,-shkroi Serhat Akin pas sulmit.

Ndërkohë nga mediet turke theksohet se ish-futbollisti është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./CNA

FOTO/ E rëndë, ish-futbollisti i kombëtares turke qëllohet
Serhat Akin




Lajmet e fundit nga