web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goli i parë i Bajramit me Rangers, trajneri: E tregoi influencën, do të jetë i rëndësishëm për ne

27 Shtator 2024, 11:07, Sport CNA
Goli i parë i Bajramit me Rangers, trajneri: E tregoi influencën, do
Philippe Clement, Burimi: Daily Mail

Pas fitores 0-2 ndaj Malmo-s në Europa League, sfidë ku mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, gjeti golin e parë me skuadrën e tij të re, trajneri i Rangers, Philippe Clement, ka folur me superlativa për 25-vjeçarin.

Në prononcimin për mediet, Clement deklaroi se influenca e shqiptarit mund të shihet menjëherë.

“Kjo është diçka shumë e madhe për Bajramin. Ai sapo ka ardhur këtu, por mund ta shihni menjëherë influencën që ka në mënyrën se si ne duam që të luajmë. Ai do të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, -deklaroi kreu i stolit të Rangers.

Nedim Bajrami u bashkua me ekipin e Rangers në fund të muajit gusht nga klubi i Sassuolo-s.

Ndërkohë, në tri ndeshje të luajtura me ekipin e Rangers në të gjitha kompeticionet, mesfushori shqiptar ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist./CNA

 





Lajmet e fundit nga