web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitoi Europianin me Italinë, talenti shqiptar: Kam ëndërr të luaj në Serie A me fanellën e...

17 Korrik 2023, 11:40, Sport CNA

Italia fitoi Europianin për 19-vjeçarë, në një kompeticion ku protagonist ishte edhe talenti shqiptar, Luis Hasa.

Ky i fundit regjistroi katër asiste dhe një gol të shënuar, duke qenë një nga më të spikaturit e Europianit.

Pas finales, Hasa i cili është pjesë e të rinjve të Juventusit, deklaroi se ëndrra e tij është të luajë në Serie A, ndërsa shtoi se idhull ka Cristiano Ronaldon.

“Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Serie A me Juventusin. Ky është qëllim im kryesor, Juventus është familja ime e dytë dhe është një nga gjërat më të bukura të jem pjesë e tyre. Shpresoj që një ditë të debutoj me atë fanellë.

Idhulli im është Cristiano Ronaldo dhe kur ishte te Juventus, në një nga festat e organizuara për Krishtlindje patëm mundësi të bënim foto me të. Isha shumë i emocionuar.”, u shpreh Hasa.





Lajmet e fundit nga