web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erzeni-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

23 Tetor 2023, 16:17, Sport CNA

Erzeni dhe Partizani përballen sot në sfidën që mbyll ndeshjet e javës së 9 të Kategorisë Superiore, një sfidë që mund të jetë shumë e rëndësishme për të dy skajet e tabelës.

Një ndeshje e veçantë, edhe për faktin se sheh Erzenin pritës në ”Arenën e Demave”, teksa shijakasit do të synojnë që të gjejnë pikë të rëndësishme për të mos iu afruar edhe një herë zonës së rrezikshme të klasifikimit.

Ndërsa Partizani kërkon të vazhdojë me euforinë e derbit, edhe pse me mungesa të shumta, që t’i afrohet sa më shumë kreut të renditjes që është objektivi primar i kampionëve në fuqi.

FORMACIONET ZYRTARE

Erzeni: Hasanbelli, Kacbufi, Atanda, Sadiki, Peposhi, Maliqi, Kahrimanoviç, Alba, Migone, Mihana, Zeka.

Partizani, Atanaskoski, Koçijan, Bytyçi, Murataj, Maget, Mehmeti, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsuka.

 





Lajmet e fundit nga