web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emri i tij lakohej në Superiore, trajneri shqiptar drejt Shkëndijës së Tetovës

23 Maj 2023, 15:40, Sport CNA

Ardian Nuhiu mund të jetë trajneri i Shkëndijës së Tetovës për sezonin e ardhshëm. Trajneri shkupjan është një nga trajnerët më të suksesshëm, pasi në Kosovë ka fituar gjithçka me Dritën, teksa emri i tij shpeshherë është lakuar edhe në Shqipëri.

Nuhiu u largua nga Drita pas afro 4 sezonesh, duke luajtur edhe në Kupat e Europës dhe që nga koha që u largua nga Drita, ai ka qëndruar pushim dhe si duket, tashmë ka ardhur koha për t’u rikthyer në detyrë.

Shkëndija e Tetovës nuk arriti të fitonte titullin këtë sezon dhe kjo bëri që Qatip Osmani të jepte dorëheqjen nga drejtimi i kuqezinjve. Ditët në vijim, pritet që të ketë më shumë zhvillime për marrëveshjen mes dy palëve.





Lajmet e fundit nga