Rama: Nëse këtu do të kishte lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me BE-në
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...

Elseid Hysaj po përballet me një situatë të vështirë te Lazio. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili dikur ishte një element i rëndësishëm në formacionin bardhekaltër, tani konsiderohet më shumë si një barrë ekonomike për klubin. Trajneri i ri, Marco Baroni, nuk e sheh Hysajn si pjesë të planeve të tij për sezonet e ardhshme dhe kjo ka bërë që të kaltrit të tentojnë ta largojnë shkodranin.
Fillimisht, interes për Hysajn ka pasur nga klubet e Arabisë Saudite, të cilat janë të gatshme të mbulojnë pagat e larta të lojtarëve. Megjithatë, fillimi i janarit ka sjellë një kthesë interesante, pasi dy klube nga Seria A, Lecce dhe Empoli, janë futur në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut.
Një nga sfidat kryesore për Leccen dhe Empolin është paga e lartë e Elseid Hysajt. Aktualisht, ai përfiton 2.8 milionë euro në sezon, plus bonuset e ndryshme, dhe është i lidhur me Lazion deri në verën e vitit 2026. Kjo shifër përbën një barrë të rëndësishme për klubet më modeste të Serisë A, të cilat operojnë me buxhete shumë më të ulëta krahasuar me ekipet e mëdha.
Për të realizuar këtë transferim, disa skenarë janë duke u shqyrtuar. Sipas raportimeve mediat pranë Leçes, klubi puglian mund të përdorë mesfushorin shqiptar Medon Berisha, i cili pëlqehet nga Lacio. 21-vjeçari mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi, duke ulur kështu barrën ekonomike të Lecces për të siguruar Hysajn.
Një tjetër mundësi që po diskutohet është gatishmëria e Lacios për të marrë përsipër një pjesë të pagës së Hysajt. Kjo lëvizje mund të jetë kyçe, duke lejuar që si Lecce, ashtu edhe Empoli, të kenë hapësira financiare për të mbyllur marrëveshjen. Në rast të realizimit të një kompromisi të tillë, Lazio jo vetëm që do të shkarkonte një pjesë të barrës ekonomike, por edhe do të reduktonte numrin e lojtarëve që nuk janë pjesë e planeve të tyre për të ardhmen.
Empoli përbën një opsion interesant për Hysajn, pasi rikthimi te klubi ku ai nisi karrierën në Serinë A mund të sjellë një rindezje të formës së tij sportive. Empoli ka treguar shpesh gatishmëri për të mirëpritur lojtarë të njohur që kanë kontribuar në të kaluarën për klubin. Megjithatë, do të jetë e rëndësishme të shihet nëse ata do të jenë të gatshëm të bëjnë sakrifica financiare për të siguruar këtë marrëveshje.
Medon Berisha mund të transferohet te Lazio. Sipas raporti...
Flamurtari nuk ndalet në merkato. Pas Bruno Telushit, vlon...
Emmanuel Ernest është afrimi i parë te Tirana në këtë merk...
Kristian Shpendi është zgjedhur si talenti më i mirë i vitit...
Interi siguroi kualifikimin për në finalen e Superkupës së...
Juventusi dhe trajneri Thiago Motta duan ta nisin vitin 20...
Kukësi ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Emiljano Çela. ...
Dejvid Kapllani do të vazhdojë karrierën në Itali, aty ku ...
Pas disa sezoneve të vështira, prej dëmtimit dhe zgjedhjev...
Cristiano Ronaldo, bëri një deklaratë të bujshme pak ditë ...
Arbër Hoxha mund të largohet nga kroatët e Dinamo Zagreb. ...
Ylber Ramadani është kthyer në një lojtar stoli te Lecce. ...
Arsenali e ka nisur vitin me këmbën e mbarë. "Topçinjtë" t...
Klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Voska Sport, raport...
Anis Mehmeti nuk ndalet së shënuari në Angli. Sulmuesi shq...
Rey Manaj mund të quhet lojtari më i ri i Trabzonspor. Kë...
Skënderbeu po has vështirësi të mëdha këtë sezon. Korçarët...
Federico Chiesa mund të rikthehet në Serinë A dhe Napoli d...
Florian Wirtz, një ndër talentet më të spikatur të futboll...
Rey Manaj duket se po bën gjithçka për të siguruar largimi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...