
Shqipëria u mposht 2-1 nga Ukraina dhe si pasojë, u rendit në vendin e fundit në Grupin B1, e cila sjell edhe rënien në Ligën C për edicionin e ardhshëm.
Për këtë, ka reaguar për herë të parë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Kreu i futbollit thekson se Shqipëria duhet të kishte bërë më shumë në Ligën e Kombeve, ndërsa shtoi se është detyrim që të ndryshojë faqe për kualifikimin në Botëror.
“E filluam mirë dhe e mbyllëm keq këtë garë të Nations League, humbëm ndeshjen kryesore, përcaktuesen, por nuk është se shkëlqyem në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Realisht u mërzitëm, mbase dhe për faktin se krijuam shumë pritshmëri. Pasi të qetësohemi duhet ta analizojmë mirë këtë kompeticion. Përtej anës teknike e taktike, për të cilën stafi do t’i nënshtrohet një analize të thellë, sërish vumë re që ekipi pësoi ulje-ngritje, që natyrisht na vunë në pozita në klasifikim. Ishim të vetëdijshëm dhe u pa qartë që nuk kishim kundërshtarë aspak të thjeshtë. Po aq sa jemi përsëri të bindur që kemi një skuadër shumë të fortë e që mund të na dhurojë përsëri emocione të forta.
Pas ndeshjeve në Europian duhet të bënim shumë më mirë në Nations League, por diçka nuk funksionoi siç donim dhe trajneri, stafi dhe ekipi do ta analizojnë mes tyre. Tani është koha për pak qetësi, pasi gjithkush e ndien peshën e përgjegjësisë për atë që nuk bëmë mirë. Pavarësisht se nuk ishim aty ku meritojmë të jemi, përsëri kam bindjen, e jo vetëm unë, që kemi djem të shkëlqyer dhe një skuadër me shumë kualitet. Prezenca në Europian na dha më shumë forcë e vetëbesim, por forca reale është vazhdimësia. Asnjë shteg vetëkënaqësie nuk duhet të na pengojë për të bërë shumë më mirë sesa në kualifikueset e Europianit.
Ndeshjet që mbyllëm janë objekt reflektimi e analize dhe le të shërbejnë për të gjithë si një pikë emergjente kthese, duke i parë gjërat me qetësi dhe aspak me emotivitet për të gjetur fajtorë e të pafajshëm! Shpejt do të mësojmë kundërshtarët e eliminatoreve të Botërorit. Kemi shkuar me meritë e djersë dy herë në Europian. Me besim e shumë forcë korrigjuese në vetvete do të tentojmë një mundësi për të arritur një tjetër objektiv historik!
Është detyrim për të kthyer faqe e për të bërë shumë më mirë, sepse sfida shumë më të vështira na presin! Në mbyllje, një falënderim për tifozët e mrekullueshëm, që në asnjë moment nuk e kanë lënë skuadrën, e mbështetën dhe ishin afër saj si kurrë më parë. Pikërisht për ta pika e kthesës së Kombëtares duhet të jetë shumë e fortë! Me bindjen se do të rikthehemi shumë më të fortë, për një tjetër objektiv historik, Botërorin!”, shkruan Duka.

Kombëtarja shqiptare, u mposht nga Ukraina, në ndeshjen e ...
Të gjitha ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për ...
Pas pauzës së kombëtareve, Skënderbeu do të rikthehet në f...
Pas mbylljes së Ligës së Kombeve, tashmë është përcaktuar ...
Këtë të mërkurë do të luhen ndeshjet e fazës 1/16 të Kupës...
Adriano Valduçi, ish-drejtori i bordit drejtues të eki...
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, deklaroi pas humbjes ...
Për kapitenin e Kombëtares, Ardian Ismajlin, humbja 1-2 nd...
Pas humbjes 1-2 të Shqipërisë ndaj Ukrainës, në ndeshj...
Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha, foli pas ndeshjes,...
Shqipëria “humbet busullën” përballë Ukrainës. Kombëtarja...
Myrto Uzuni fiton penallti për Shqipërinë. Nedim Bajrami ...
Në nisje të pjesës së dytë të ndeshjes me Ukrainën, trajne...
Kombëtarja shqiptare e futbollit është duke luajtur ndeshj...
Shqipëria nuk e nis aspak mirë ndeshjen e fundit të Ligës ...
Shqipëria luan këtë mbrëmje ndeshjen e fundit të Ligës së ...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand ...
Shqipëria u mposht nga Ukraina me rezultatin 2-1. Një hum...
Duke nisur nga ora 20:45, luhet sfida mes Shqipërisë dhe U...
Shqipëria do të përballet këtë të martë, duke nisur nga or...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...