web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendosen vazot për Botërorin, Shqipëria rrezikon kombëtare të mëdha dhe Serbinë

20 Nëntor 2024, 10:06, Sport CNA

Vendosen vazot për Botërorin, Shqipëria rrezikon kombëtare


Pas mbylljes së Ligës së Kombeve, tashmë është përcaktuar edhe ndarja e vazove për shortin e kualifikueseve të Botërorit.

Shqipëria është pjesë e vazos së dytë, ndërsa përveç përballjeve me ekipe të mëdha nga vazoja e parë, rrezikon edhe rivalë si Çekia e Ukraina që janë te vazoja e dytë, apo edhe Serbia e Greqia. 

Shorti për kualifikueset e Kupës së Botës do të hidhet më 13 dhjetor, nga ku kuqezinjtë do të mësojnë edhe rivalët e tyre.

NDARJA: 

Vazo 1: Spanjë, Portugali, Gjermani, Francë, Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci, Angli, Belgjikë, Zvicër, Austri

Vazo 2: Ukrainë, Turqi, Suedi, Uells, Hungari, Serbi, Poloni, Greqi, Rumani, Sllovaki, Çeki, Norvegji

Vazo 3: Skocia, Slloveni, Irlandë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlandë e Veriut, Bosnjë Hercegovicë, Mali i Zi, Izrael

Vazo 4: Bullgari, Luksemburg, Bjellorusi, Kosovë, Armeni, Kazakistan, Azerbajxhan, Estoni, Qipro, Ishujt Faroe, Lituani, Letoni

Vazo 5: Moldavi, Maltë, Andorrë, Gjibraltar, Lihtenshtejn, San Marino.





Lajmet e fundit nga