web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dritës “s’i mbajnë gjunjët” në Finlandë, 1 gol dhe karton i kuq për gjilanasit në UECL

6 Korrik 2022, 18:56, Sport CNA
Inter Turku ka fituar 1-0 me Dritën e Gjilanit në ndeshjen e parë për turin e parë kualifikues të Conference League. Një gol i Niska në minutën e 77 ka vendosur ndeshjen për vendasit, me avantazhin që erdhi pas largimit me dy kartona të verdhë të Blakqorit për skuadrën shqiptare. Pjesa e parë e duelit u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa Drita kishte shanset e saj për gol. Kur skuadrat po i afroheshin fundit të ndeshjes, një krosim në zonë nga goditja e dënimit nuk është larguar si duhet nga mbrojtësit e Dritës, me finlandezët që kanë marrë një fitore me vlerë në ndeshjen e parë. Sfida e kthimit në “Fadil Vokrri” të Prishtinës luhet në 12 korrik në 20:00, me gjilanasit që kërkojnë një gol për ta çuar ndeshjen në shtesë.

 





Lajmet e fundit nga