web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dinamo e pëson në fund, Partizani barazon në derbi

25 Janar 2025, 18:25, Sport CNA

Dinamo e pëson në fund, Partizani barazon në derbi

Partizani dhe Dinamo barazuan 1-1 mes tyre, në derbin e kryeqytetit në stadiumin “Arena e Demave”.

Itodo Mandela zhbllokoi rezultatin në minutën 50-të, duke i dhënë avantazhin dinamovitëve. Skuadra e Dajës e ruajti këtë avantazh deri në minutën e 90-të, kur u barazua nga Bintsouka.

Sulmuesi i të kuqve shfrytëzoi një krosim dhe me kokë e ndali topin në rrjetë.

Me këtë barazim, Partizani mban kryesimin me 38 pikë, po aq sa edhe Dinamo e vendit të dytë.   





Lajmet e fundit nga