Kërkesat e protestuesve/ Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...

Ndeshja me Teutën është si finale për Skënderbeun. Të fundit në renditje, korçarët nuk kanë luksin për një tjetër hap fals në shtëpi. Në situatën aktuale, vetëm një fitore mund të rikthejë shpresat për mbijetesë dhe optimizmin në kampin bardhekuq.
Trajneri Ernest Gjoka e ka kthyer përballjen ndaj Teutës në prioritet absolut, duke orientuar gjithë energjitë dhe vëmendjen e skuadrës te ky takim. Ai ka kërkuar nga lojtarët të lënë mënjanë presionin që ka shoqëruar ekipin këtë sezon dhe të fokusohen vetëm te detyrat në fushë. Gjatë javës, stafi teknik ka punuar intensivisht për të përmirësuar aspektet taktike dhe psikologjike të skuadrës, duke vendosur një theks të veçantë te rikuperimi pas humbjes së rëndë ndaj Vllaznisë me rezultatin 4-0.
Gjoka ka qenë i drejtpërdrejtë me lojtarët, duke ua bërë të qartë se vetëm fitorja vlen në këtë ndeshje. Ai ka kërkuar përgjegjshmëri të lartë dhe qasje agresive ndaj kundërshtarit, duke e cilësuar këtë ndeshje si një pikënisje për të dalë nga kriza e rezultateve.
Skënderbeu do të përballet me disa mungesa të rëndësishme, mes të cilave spikat ajo e mbrojtësit Randi, i cili është i skualifikuar pas plotësimit të numrit të katër kartonëve të verdhë. Në vend të tij pritet të aktivizohet Vaskez, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe është rikuperuar plotësisht.
Gjithashtu, trajneri Gjoka pritet të bëjë ndryshime të tjera në formacion, duke eksperimentuar gjatë javës për të gjetur skemën më të përshtatshme që mund të sigurojë një rezultat pozitiv ndaj durrsakëve. Ai ka punuar intensivisht në reparte, duke kërkuar më shumë nga mesfusha dhe sulmi, ku shpeshherë ka munguar konkretizimi i rasteve.
Përveç përgatitjeve për ndeshjen ndaj Teutës, klubi korçar ka qenë aktiv edhe në merkaton e janarit, duke synuar përforcime që mund ta ndihmojnë ekipin në këtë periudhë të vështirë. Pas afrimeve të Estrelës dhe Lukinas, të cilët tashmë janë bërë pjesë e skuadrës, drejtuesit e klubit po punojnë për të finalizuar edhe tre transferime të tjera. Sipas burimeve nga klubi, bëhet fjalë për një mbrojtës dhe dy lojtarë që luajnë në repartin ofensiv, të cilët pritet të sjellin eksperiencë dhe cilësi në ekip.
Megjithatë, merkatoja e dimrit nuk është aspak e lehtë, dhe gjetja e lojtarëve të lirë me cilësi të lartë mbetet një sfidë më vete. Drejtuesit e klubit janë të kujdesshëm për të mos bërë lëvizje të nxituara, duke kërkuar elementë që mund të bëjnë diferencën në këtë fazë të kampionatit. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse këto përforcime do të jenë mjaftueshëm të efektshme për të ndihmuar Skënderbeun të mbijetojë në Superiore.
Pas humbjeve të njëpasnjëshme dhe pozicionit të fundit në renditje, situata në kampin e Skënderbeut është e tensionuar. Megjithatë, trajneri Gjoka po punon fort për të ndërtuar një mentalitet të ri te skuadra, duke kërkuar nga lojtarët që të përqendrohen te aspektet pozitive dhe të shohin përpara.
Në Superiore deri tani janë zhvilluar 105 ndeshje në 21 ja...
Skënderbeu vazhdon përgatitjet për një ndeshje delikate në...
Julian Nagelsmann ka rinovuar kontratën me kombëtaren e Gj...
E ardhmja e Ardian Ismajlit vazhdon të jetë e paqartë. Mbr...
Mbrojtësi i Kombëtares, Enea Mihaj, mund të transferohet n...
Janë mbyllur shtatë ndeshjet e Champions League, të vlefsh...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, luhen 7 ndeshjet e fundit për...
Ndryshimi i trajnerit te Besiktas, duket se ka ndikuar poz...
Jordi Jaku është zyrtarisht një lojtar i Bologna-s. Mesfus...
Milani do të përballet me Gironën, në sfidën e raundit të ...
Bledar Devolli është zyrtarisht trajner i Teutës. Klubi du...
Milan-i ka siguruar goditjen e madhe në këtë merkato dimri...
Java e 22-të e Superiores do të zhvillohet këtë fundjavë m...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, do të luhen nëntë ndeshjet e ...
Ernest Muçi nuk do të largohet nga Besiktas në merkaton e ...
Nuri Sahin nuk është më trajner i Borussia Dortmund. Humbj...
Eljon Sota është lojtari më i ri i Egnatias. Klubi rrogozh...
Janë mbyllur shtatë sfidat e Champions League, të vlefshme...
Duke nisur nga ora 21:00, luhen shtatë sfida të vlefshme p...
Atalanta shkëlqeu me shifrat e thella 5-0 ndaj Sturm Graz,...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...